Uji Dea

Floriana nga Presheva , yll në futbollin zviceran

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Floriana Ismaili është lindur në Bern të Zvicrës (17 vjeçarja) me prindër nga Presheva. Qysh në moshë të re u zbulua talenti i saj e cila karrierën e filloi kur ishte vetëm dhjetë vjeçare duke luajtur për FC Walperswill katër vite të plota.

Se çfarë donë të thotë për një femër shqiptare të luaj futboll flet Florentina Ismaili e cila për agjencinë informative kombëtare „Presheva Jonë“ shprehet duke qeshur se „ne këtë e bëjmë për inat të meshkujve. A ka punë, a ka sport që ne femrat nuk mund ta bëjmë. Asnjë sport nuk është i dedikuar vetëm për një gjini apo për një komb…Unë jam krenare, aq me tepër një qytetare zvicerane, një shqiptare nga Kosova Lindore, që sot të luaj futboll krah për krah me shoqet zvicerane këtë lloj sporti, që fillimisht për ne ndoshta pak i çuditshëm..“

Shqiptarët dhe sukseset e tyre në të gjitha fushat e sportit në perëndim nuk kanë të ndalur. Kësaj radhe kemi të bëjmë me një femër shumë të veçantë, një talente ku ekipi dhe trajnerët kanë sytë kah ajo e cila synon kombëtaren e Zvicerane për femra. Kjo është Floriana Ismaili nga Presheva e cila tashmë është shpresa e futbollit zviceran për femra, duke krijuar një simpati dhe duke bërë për vete publikun ku jeton dhe vepron.

HOP SUISSE !!! HOP SCHWIZZ !!! FORZA SVIZZERA, FORZA ALBANIA, FORCA PRESHEVA !

Floriana Ismaili është lindur në Bern të Zvicrës (17 vjeçarja) me prindër nga Presheva. Qysh në moshë të re u zbulua talenti i saj e cila karrierën e filloi kur ishte vetëm dhjetë vjeçare duke luajtur për FC Walperswill katër vite të plota.

Uji Dea

Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare filloi të luaj për YounBoys (YB) të Bernit. Aty u dallua me një pune e talente të veçantë dhe u ngrit shpejt falë talenti dhe fleksibilitetit të saj të paparë duke luajtur më vonë për Kantonin e Bernit në U14, U16 dhe U18. Floriana, për Zvicrën luajti në U17 National, kurse aktualisht luan për U19 National duke mbrojtur ngjyrat e saj si sulmuese me numrin 8.

PËR FLORIANËN KA SHKRUAR SHTYPI ZVICERANË, THUAJSE GJITHA GAZETAT, NGA MEDIAT SHQIPTARE E PARA “PRESHEVA JONË”

Se çfarë donë të thotë për një femër, për një shqiptare të luaj futboll zonjusha Florentina Ismaili për agjencinë informative kombëtare „Presheva Jonë“ shprehet duke qeshur se „ne këtë e bëjmë për inat të meshkujve. A ka punë, a ka sport që ne femrat nuk mund ta bëjmë.“ Florian, duke falënderuar interesimin e agjencisë “Presheva jonë” në vazhdim ka pohuar se „asnjë sport nuk është i dedikuar vetëm për një gjini apo për një komb…dhe nuk ka këtu sport të mirë apo të keq, por ka vullnet të mirë dhe të keq. Prandaj, nëse ke vullnet të mirë ia arrin gjitha sukseseve, çka as ato padyshim nuk do të mungonin dhe mundi nuk të shkon huq.. Unë jam krenare, aq me tepër një qytetare zvicerane, një shqiptare nga Kosova Lindore, që sot të luaj futboll krah për krah me shoqet zvicerane këtë lloj sporti, që fillimisht për ne ndoshta pak i çuditshëm..“

Ajo, me punën e palodhur dhe ushtrime intensive prej një talenti shumë të lartë, tashmë me të vërtetë premton fuqishëm në Kombëtaren e femrave të Zvicrës. Në vitin 2010/11 me Young Boys të Bernit e kanë marrë vendin e parë në Zvicër dhe janë kualifikuar për Champion Ligë. Madje ajo si futbolliste dhe ekipi i saj janë anëtare të UEFA-s. Ndërsa në qershor të këtij viti në qytetin Nion të Zvicrës është mbajtur Kupa e Evropës për femra, ku ja arritën ta zënë vendin e katërt prej 34 shteteve pjesëmarrëse.