Fundamenti

Florent Muslija me mesazh për të gjithë ata që zgjedhin Kosovën dhe për ata që kanë dyshime

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Florent Muslija ka bërë një reagim interesant në llogarinë e tij në Instagram, më saktësisht në Instastory.

Ylli kosova që luan te Paderbron në Gjermani ka dhënë një mesazh për të gjithë lojtarët e grupmoshave, se Kosova duhet të jetë një zgjedhje zemre dhe jo ngritje në aspektin personal.

Muslija ka rrëfyer për rrugëtimin e tij për të Kosova, duke zbuluar se ai ka refuzuar Gjermaninë dhe kombëtare të tjera, vetëm që të luajë për Dardanët.

“Mbështetje dhe respekt për Kosovën. Në çdo kohë në mbështetje të Kosovë. Edhe kur isha keq, por edhe tani kur jam mirë, i thash PO Kosovës edhe në momentin që isha pjesë e U20 dhe i ftuar te U21 e Gjermanisë. Kishte tendenca joshjeje edhe nga shumë kombëtare që unë të ndërroj mendje. Kosova është shteti jonë, i cili u krijua me mund dhe sakrificë, e FFK si pjesë e shtetit tonë po ashtu kaloi në izolim për afro tri dekada, ndërsa kishte sakrificë nga shumë gjenerata që na ta gëzojmë tani këtë periudhë, që ta përfaqësojmë shtetin tonë në të gjithë globin”, ka shkruar fillimisht Muslija në Instastory.

Uji Dea

“Edhe atëherë Kombëtaren e Gjermanisë e as sot Kombëtaren e Kosovës nuk e shoh si promovim personal, por e kam parë dhe e shoh si krenari të përfaqësimit të shtetit të Kosovës dhe për t’i bërë të lumtur të gjithë qytetarët e vendit tim”.

“Dhe tani kam një mesazh për të gjithë ata bashkëlojtarë të të gjitha grupmoshave. Është e drejtë legjitime e secilit që të vendosë me zemër, është po ashtu e drejtë legjitime të analizosh, të konsultohesh (se ku dëshiron të luash). Ama në momentin që vendosë me i thanë PO Dardanëve edhe shtetit tënd, nuk është as morale e as profesionale dhe nuk ka asnjë arsye të ndërrosh mendje për joshje tjera”.

“Kosova ka qëndruar afër meje përmes përfaqësuesit të saj në Gjermani që nga mosha 12-vjeçare. FFK të njëjtën gjë është duke e bërë me të gjithë në Gjermani e Evropë, dhe kjo më detyroj të reagojë, pasi që gjithë ky mund e gjithë kjo përkujdesje me vite për t’iu qëndruar afër të gjithë talentëve, nuk ishte dashtë të ketë vend për dëshpërim. Ta duam Kosovën. Dardan me vepra!”, përfundo mesazhi i 25-vjeçarit.

Vlen të cekte se Kosova rikthehet në aksion në javën e ardhshme, atëherë kur përballet me Andorrën (12 tetor), ndërsa tri ditë më vonë me Izraelin në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. /Telegrafi/