Fundamenti

Flora Brovina: Seanca mbahet të enjten e ardhshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina, ka konfirmuar se seanca e radhës do të mbahet të enjten e javës së ardhshme, përkatësisht më 2 tetor. Në një prononcim për Gazetën Express, Brovina ka thënë se është duke u përgatitur seanca dhe me kohë do t’iu dërgohen ftesat deputetëve.

“Përgatitjet për thirrjen e seancës kanë filluar dhe gjatë javës së ardhshme do mbahet seanca. Besoj, se të enjten e javës së ardhshme do të kemi seancën e radhës”, ka thënë Brovina për Express.

Ajo ka thënë se beson se në seancën e radhës do të konstituohet Kuvendi i Kosovës për t’i hapur rrugë pastaj formimit të Qeverisë.

FIDANISHTJA

“Në seancë shkojmë më të përgatitur dhe besoj se do të konstituohet Kuvendi”, ka shtuar ajo.

Seanca e fundit dështoi pasi PDK’së s’arriti të zgjedhë Arsim Bajramin Kryeparlamentar. Pas kësaj, Brovina kishte ndërprerë seancën, ndërsa vazhdimisht është kërcënuar nga LDK, AAK, NISMA dhe VV se do ta thërrasin vetë seancën nëse këtë nuk e bën kryesuesja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.