UBT

Flirtet e reja dhe të vjetra të Anxhela Martinit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Për bukuroshen me origjinë shqiptare Anxhela Martini është diskutuar jo vetëm në mediat shqiptare por edhe në ato të huaja.

Miami Herald ka publikuar në faqen online një shkrim për bukuroshen e cila ka lindur në Shqipëri dhe është rritur në Zvicër.

Kjo media sjell në vëmendje historitë e kaluara dhe të tashme të dashurisë së Martinit. Miami Herald ka shkruar për lidhjen e modeles me këngëtarin Kanye West duke cituar një tjetër media prestigjoze NYC tabloids, e cila ka thënë se Martini ka qenë mjaft e dhënë pas Kanye West. Madje pas ndarjes së tyre ajo kishte nisur t’a ndiqte kudo që ai shkonte.

Uji Dea

Martini i është përgjigjur menjëherë këtyre thashethemeve duke thënë se ishin vetëm fjalë për të mbushur dhe ushqyer gazetat. Ndërkohë sipas Miami Herald, Anxhela Martini ka nisur një lidhje me Russell Simmon.

‘Ai është një djalë i mrekullueshëm, njeriu i këndshëm që kam njohur ndonjëherë. Ne jemi mië shumë të mirë dhe unë mund t’i telefonoj atij pa më të voglin hezitim’,- ka thënë modelja në një intervistë për Global Grind.

Ndërkohë Martini dhe Simmons mësohet të jenë fotografuar së bashku javën e kaluar.