Flini më shumë që të studioni më mirë

Studentët gjithmonë e kanë këshilluar njëri-tjetrin se nëse dëshirojnë të kenë sukses në universitet, ata duhet të mësojnë natën, por një ekip i ekspertëve ka hedhur poshtë këtë teori.
Ekipi i ekspertëve nga Brandeis University në Massachusetts kanë këshilluar studentët që të mos pinë kafe dhe të flenë më shumë nëse duan të kenë sukses në universitet.
Ata besojnë se neuronet e kujtesës që janë përgjegjëse për konvertimin e kujtimeve afatshkurta në afatgjata, kanë efekt më të madh kur një person është në gjumë, transmeton Koha.net.
Shkencëtarët për një kohë të gjatë kanë përmendur se gjumi, kujdesa dhe mësimi janë shumë të lidhura mes vete.
Studimet e fundit tregojnë se gjumi është shumë i rëndësishëm në konvertimin e kujtimeve afatshkurta në ato afatgjata, një proces i njohur i krijim i kujtesës.
Mbetet misterioze se si funksionon ky proces.