Mobi Casa

Fletëarrest për ish-komandant Hoxhën, Serbia e akuzon për sulmet në Dobrosin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Autoritetet serbe kanë lëshuar fletëarreste ndërkombëtare për ish-komandantin e UÇK-së, Xhezair Shaqiri – Hoxha.

Njoftimi bëhet i ditur nga burime të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në Prishtinë, të cilat janë njoftuar me fletëarrestin serb, por edhe një fletëarrest të lëshuar nga ana e autoriteteve të MPB-së së Maqedonisë, por që kjo e fundit nuk mund të konfirmohet si zyrtare.

Shaqiri, i njohur si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) gjatë konfliktit të vitit 2001 në zonën e Shkupit dhe Kumanovës kërkohet nga autoritetet serbe, pas një akuze të bërë ndaj tij si një nga organizatorët e sulmit të postbllokut kufitar serb në Dobrosin në kufirin midis Kosovës dhe Luginës.

KKVITI

Siç transmeton INA, Xhezair Shaqiri, i cili mban edhe postin e kryetarit të Partisë Demokratike Kombëtare në Maqedoni thotë se fletëarresti është pjesë e skenarëve kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së, që nuk janë pjesë e pushteteve dhe subjekteve kriminalo – politike.

Ai thekson se për këtë ka alarmuar institucione ndërkombëtare. Sa i përket shpifjes për sulmin në Dobrosin, Shaqiri konfirmon se ka qenë jashtë shtetit dhe ka pasur edhe një kontratë qëndrimi dhe pune./Titulli.com/