Hidromorava

Fletarrest “fantom” ndaj Xhezair Shaqirit!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Në stacionimet policore dhe pikat kufitare të Kosovës është shpërndarë një fletarrest ‘fantom’ ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Xhezair Shaqiri.

“Këtë ma kanë thënë disa të njohur që punojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës”, ka thënë Shaqiri për “Tribuna Shqiptare”.

Ekzistencën e fletarrestit e ka konfirmuar një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i ngarkuar me punë në Pikën kufitare në Merdarë. Por, zyrtarisht Policia e Kosovës dhe EULEX-i e kanë mohuar ekzistencën e një fletarresti të tillë.

Eco Higjiena

Shaqiri, i njohur më parë si Komandant Hoxha, thotë se ky fletarrest është shpërndarë pas akuzave që i ka bërë i ashtuquajturi sekretar shtetëror për Kosovën, Oliver Ivanovic, për sulmin që “Xhezair Shaqiri dhe Eljesa Sherifi e bënë ndaj xhandarëve serbë në Dobrosin të Bujanocit”.

“Në kohën kur u krye ky sulm unë kam pasur një kontratë pune në një shtet evropian. Gjithashtu edhe Sherifi ka qenë jashtë”, ka thënë Shaqiri. /Telegrafi/