Uji Dea

Flet Rifat Sylejmani: Po na sulmoni padrejtësisht, respektojeni jetën private të Valit

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Rifat Sylejmani i njohur si Rifat Llashtica ka mbi 50 vite që është marrë me tekstil. Për herë të parë flet publikisht për rastin e djalit të tij Vali Corleones. Thotë se ndihet i befasuar me raportimet e medieve ndaj rastit të tij dhe ndërhyrjes flagrante në jetën private dhe familjare. Mos na sulmoni dhe mos na paragjykoni me lloj – lloj etiketimesh shprehet Sylejmani. Nuk është e vërtetë se na ka sulmuar Vali fizikisht sikur nuk janë të vërteta shumë spekulime e trillime që janë ndërtuar për dhe rreth Vali Corleones.

Rifat Sylejmani ndonëse nuk e ka të lehtë të flas publikisht, për shkak të autoritetit që ka pasur në fushën e tij prej biznesmeni thotë se po ndihet keq dhe jo mirë kur lexon gjithfarë lajmi e shkrimi rreth arrestimit të Vali Corleones.

“Jam i befasuar dhe i zhgënjyer që mediet tona i dhanë një publicitet krejt të panevojshëm rastit të Valit. Thjesht jemi sulmuar padrejtësisht si familje dhe po e konsideroj këtë si ndërhyrje në jetën private e familjare edhe timen edhe të Valit. Është e padrejtë të japin lloj lloj paragjykimi duke në dëmtuar reputacionin e familjes” shprehet Sylejmani.

Fidanishtja

Rifat Llashtica siç e njohin të gjithë në Gjilan thotë se Vali ka shumë anë pozitive dhe pak njerëz e din se ai është njeri human, i dashur dhe i sjellshëm. “Vali kohëve të fundit pati një lloj krize dhe stresi sepse ishte bllokuar në shtëpi dhe nuk mund të dilte jashtë Kosovës, por nuk është e vërtetë siç kam lexuar se Vali e përdorë drogën sepse këngën e parë që e ka bërë ia ka kushtuar pikërisht luftës kundër drogës” shprehet Sylejmani.

Rifat Sylejmani thotë se Vali ka respekt për familjen e tij dhe për shqiptarët. “Ka ndihmuar të gjitha luftërat dhe ka qen edhe pjesë e UÇPMB-së. Vali nuk është problematik e as agresiv siç po e paraqesin në publik. Është jashtëzakonisht miqësor dhe i donë tej mase prindërit. Madje në tatujën e tij e ka të shkruar:”Zoti, nana dhe baba” sqaron Sylejmani.

Rifat Sylejmani thotë se ka një lutje miqësore për mediet dhe në veçanti për portalet. “Është mirë të jeni më etik dhe më të përgjegjshëm dhe të na lini rehat sepse ky është problem privat dhe familjar. Vali është mirë sepse ka pasur një situatë stresi dhe kishte ngarkesa. Unë jam njeri me autoritet dhe më njohin në tërë Kosovën. Vërtet po ndihem keq kur po lexojë lloj lloj lajmi e akuzash nga më të ndryshmet për Valin” përfundon Sylejmani./rajonipress/