GRANDEMALL

Flet historiani Fitim Rifati: Autoriteti i Rrustem Behlulit ka reflektuar në ngritjen e vetëdijes kombëtare

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Figura patriotike të Anamoravës, sikurse Rrustem Behluli, për shkaqe pothuajse të njohura kanë ngelur të anatemuara pas Luftës së Dytë Botërore. Rrustem Behluli i ka takuar plejadës së forcave vullnetare të Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Duke qenë i orientuar në grupin e forcave shqiptare, të cilat kanë pasur për qëllim të ruanin trungun e atdheut dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë, autoriteti i Rrustemit jo vetëm që ka reflektuar në ngritjen e vetëdijes kombëtare, por njëkohësisht edhe në rëndësinë e mbrojtjes së tokave shqiptare nga ripushtimi serbo-jugosllav më 1944 thotë historiani Fitim Rifati.

Në historiografinë shqiptare në periudhën e komunizmit, për ngjarje e personalitete shqiptare që kanë përfaqësuar interesat kombëtare të shqiptarëve përkatësisht luftën për liri e bashkim me Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka qenë e ndaluar të flitet e të shkruhet shprehet Fitim Rifati historian.

Rrustem Behluli i ka takuar plejadës së forcave vullnetare të Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Duke qenë i orientuar në grupin e forcave shqiptare, të cilat kanë pasur për qëllim të ruanin trungun e atdheut dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë, autoriteti i Rrustemit jo vetëm që ka reflektuar në ngritjen e vetëdijes kombëtare, por njëkohësisht edhe në rëndësinë e mbrojtjes së tokave shqiptare nga ripushtimi serbo-jugosllav më 1944.

Mobi Casa

Konsiderojmë se gjenerata e historianëve të Anamoravës në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore, për shkak të rrethanave politike dhe anatemimeve të sistemit komunist, deri në vitet ’90-ta ka qenë e shtrënguar dhe e detyruar të heshtë disa personalitete e ngjarje historike të kësaj treve shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pas rënies së sistemit komunist dhe pas luftës së fundit në Kosovë, janë bërë përpjekje serioze nga historianët e Anamoravës, të cilët me kërkimet e tyre shkencore kanë sjellë rezultate të konsiderueshme për historiografinë e kësaj treve dhe kanë shtruar rrugën për hulumtime dhe studime të mëtejme.

Për të hedhur dritë mbi personalitete dhe ngjarje historike nuk mjafton vetëm grumbullimi i të dhënave përmes rrëfimeve të kujtimeve, por është e domosdoshme të hulumtohet nëpër arkiva për ç’gjë është e nevojshme përkrahja e institucioneve përkatëse, përfshi edhe ato komunale tha Rifati./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.