UBT

Flet, Besa Baftiu, femra me e votuar në Anamoravë

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – A e njihni Besa Baftiun deputeten e LVV-jes? E njihni, pse jo? Ajo që po udhëton (gati) çdo ditë nga Gjilani gjer në Prishtinë dhe anasjelltas. Një femër mjeke, shumë pedante dhe e fortë në profesion. Është kjo Besa Baftiu, një ish-nxënëse shembullore në Gjimnazin e Gjilanit. Dhe, ja ky emër mori dhenë. U bë mjeke. Mjeke e lakmueshme. Mandej, ajo hyri në politikë. Në Lëvizjen Vetëvendosje. Aty u bë zë i fuqishëm i popullit… Jo vetëm kjo. Ajo është bijë e Zhegrës e nuse preshevare, por me banim në Gjilan. Besa, bija e Zhegrës së Idriz Seferit, arriti sot t`i marrë 7300 vota nga masa.

Dhe, Besa Baftut nga Lëvizja Vetëvendosje, ajo sot duket një thjeshtësi natyrale e njeriut, e matur, komunikuese, e dashur, profesionaliste, e dëshmuar në punë, ambicioze, kurioze, tepër modeste dhe arsyeshme, ku në zgjedhjet e 11 qershorit, ajo ka shënuar një fitore brilante në Gjilan, duke dalë femra më e votuar, e me gjasë edhe kandidatja më e votuar në Gjilan. Me këtë ka dëshmuar se ka pas një paraqitje dhe përformancë tepër të mirë të deritashme në politikë, sepse ka qëndruar me popullin, pranë popullit, për popullin. Jo vetëm kaq.

Ajo është bijë e Zhegrës e nuse preshevare, por me banim në Gjilan. Besa, bija e Zhegrës së Idriz Seferit, arriti sot t`i marrë 7300 vota nga masa. Me këtë rast, deshëm ta bëjmë një intervistë të shkurtër me te, se cilën i bëmë disa pyetje, e ajo na u përgjigj:

Çka do të thotë për ju të jeni femra më e votuar në Anamoravë?

Hidromorava

– Po, shtoi Besa Baftiu, – në bazë të rezultateve preliminare, nuk jam vetëm gruaja më e votuar, por jam më e votuara prej te gjithë kandidatëve që kanë qenë në listat e deputetëve të të gjitha subjekteve, sepse deri me tani ende pa i marrë rezultatet në të gjitha vendvotimet, unë kam 7300 vota. E kjo për mua është një nderë, por edhe njëkohësisht përgjegjësi që më kanë dhënë e më kanë besuar qytetarët e Gjilanit që unë t’i përfaqësoj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Çka ju dallon juve nga tjerat kandidate që të keni më së shumti vota?

Është LVV-ja dhe programi saj që na dallon shumë prej subjekteve tjera, e që qytetarët i kanë besuar këtij programi dhe subjektit tonë. Më pastaj, puna ime e mëparshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kundërshtimi me vendosmëri ndaj dy marrëveshjeve të dëmshme për shtetin tonë, po ashtu, angazhimi im si kryetare e Qendrës në Gjilan, kontakti im i vazhdueshëm me qytetarë, ku e kemi zbërthyer programin e LVV-hes i shtyri qytetarët që t`i besojnë LVV-je dhe t’i ndëshkojnë ata që deri më tani i kanë mashtruar. Ne presim që të kemi edhe më tutje rritje, sepse këto ditë kemi anëtarësime të reja si dhe kemi marrë numër shumë të madh të urimeve edhe të njerëzve që nuk na kanë votuar, por që do të votojnë LVV në zgjedhjet lokale. Të metat e udhëheqjes së LDK-së është filozofia e të udhëhequrit vetëm. Shpërpjesëtimi i madh i premtimeve në fushatë dhe realizimi në praktikë është përkthyer në numër të vogël të votave për te”, ka shtuar Besa Baftiu, femra më e votuar në Anamoravë. I uruam shumë suksese në të ardhmen./tefik selimi/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.