UBT

Flasin aktorët: Jemi mashtruar

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Aktorët e filmit “blasfemik” i cili e paraqet profetin Muhamed si një mashtrues, kanë vendosur të flasin.

Ata thonë se kur e kanë nënshkruar kontratën për të luajtur në film, kanë menduar se filmi do të thirrt “Desert Warrior” por e kanë kuptuar më vonë se filmit i është ndryshuar titulli.

Aktorja nga Australia e cila ka marrë pjesë në filmin e quajtur “Innocence of Muslims”, ka thënë se janë mashtruar dhe se ata nuk qëndrojnë prapa pretendimeve që ka autori i filmit.

Mobi Casa

Cindy Lee Garcia ka thënë se në film ishte paraparë të flitej për jetën para 2 mijë vjetësh.
“Nuk kishte të bënte asgjë me myslimanët ose me Muhamedin”, ka thënë ajo për mediat amerikane.
Ndërkohë, CNN ka pranuar një komunikatë të përbashkët të aktorëve të këtij filmi, në të cilën thuhet:

“ I gjithë ekipi pjesëmarrës në film, ndjehemi sikur jemi përdorur vetëm për përfitime nga ana e producentit. Ne jemi të sigurt 100 për qind që nuk jemi prapa këtij filmi dhe jemi mashtruar shumë”, thuhet në deklaratë./Indeksonline/