FIDANISHTJA

Flamur Sejdiut i ndërpritet masa e paraburgimit

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjilan Afrim Shala i ka ndërprerë masën e paraburgimit Flamur Sejdiut i dyshuar se ka marrë pjesë në rrahjen e avokatit Ramadan Leka. Sejdiu tani është caktuar vetëm masa e paraqitjes në stacionin policor. Ramadan Leka e quan vendim të papresedan.

I arrestuar më 27 shkurt nën dyshimin se ka marrë pjesë në rrahjen e avokatit gjilanas Ramadan Leka, Flamur Sejdiut të mërkurën i është ndërprerë masa e paraburgimit duke e zëvendësuar atë me masën e paraqitjes në stacionin policor.

Këtë vendim e ka marrë gjykatësi i procedurës paraprake Afrim Shala. Në aktvendim thuhet se masa e paraburgimit duhet t`i ndërpritet për faktin se Prokuroria Themelore në Gjilan i ka përfunduar të gjitha hetimet, janë marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët, dhe është ngritur aktakuza etj.

Flamur Sejdiu sipas aktvendimit duhet të paraqitet dy herë në javë në stacionin policor në Gjilan. Vendimi i Gjykatës Themelore të Gjilanit e ka befasuar avokatin Ramadan Leka i cili u rrah e u përgjakë para syve të fëmijëve. “Ky vendim për mua është i papresedan sepse nuk ka asnjë bazë për shkëputjen e paraburgimit. Ky është i vetmi i akuzuar dhe kryesori që ka marrë pjesë në rrahje, por që me daljen në liri ndikon drejtpërdrejtë edhe tek i dyshuari i dytë i cili ende nuk po kapet nga organet hetuese” tha Leka për rajonipress

Uji Dea

Avokatët e Flamur Sejdiut Ramë Dreshaj e Sabit Maliqi e kanë arsyetuar vendimin e Gjykatës duke thënë se klienti i tyre nuk është i përfshirë në rrahje. “Neve na vije keq për kolegun tonë, por ai më së miri e dinë rastin dhe duhet të tregoj se kush është fajtori kryesor e jo të akuzojë pa fakte” tha Ramë Dreshaj.

Ndryshe avokati gjilanas Ramadan Leka ishte sulmuar nga persona të panjohur në zyrën e tij në prani të vajzës së tij. Ky lajm kishte shokuar avokatët, gjykatësit, por edhe shoqërinë civile të cilët kishin kërkuar që ky rast të hetohet urgjentisht.

Ramadan Leka ishte lënduar në fytyrë, në kokë, në hundë, dhe në pjesën ballore të fytyrës.

Sipas mjekëve kujdestar që e kishin kontrolluar ditën kritike Lekën ai kishte pasur plagë të qara dhe ishte goditur me mjete të forta- mprehta./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.