Uji Dea

Flaka nuk dorëzohet

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Po vazhdon udhëtimin e saj në garën e madhe të yjeve në vallëzim. Dhe deri më sot ajo ka shkëlqyer në secilën paraqitje në skenën e madhe të spektaklit “Dancing with the Stars”.

Bëhet fjalë për këngëtaren nga Kosova Flaka Krelani e cila ka njoftuar përmes rrjetit social “Facebook” se ajo tashmë ka fituar 40 pikëshin e parë të këtij sezoni gjatë performancës së fundit.

Mobi Casa

E lumtur për secilën arritje deri më sot, dhe e bindur se do të vazhdojë tutje me po aq forcë këtë garë, Flaka ka falënderuar edhe fansat e saj të cilët kishin ndarë kohën e tyre për ta uruar e ngritur lartë si një valltare profesioniste.

Se deri ku do të shkojë këngëtarja gjakovare në këtë garë, ende nuk dihet. Por ajo që tashmë dihet është fakti se ajo është prezantuar si një valltare profesioniste atje.