Flaka, kokë e këmbë në ‘Dancing…’

Kishte rrëfyer përmes rrjeteve sociale dashurinë e madhe për kërcimin. Ndërsa dashurinë e madhe për të cilën fliste, e dëshmoi edhe në paraqitjet e para në skenën e madhe të ‘Dancing with the stars’.
Flaka Krelani, tashmë ka shtrirë angazhimin e saj në këtë edicion të ‘vallëzimit me yje’, ndërsa që në performancat e para gjakovarja ka shkëlqyer. Si një valltare e lindur, ajo ka befasuar përveç fansave edhe jurinë profesionale, ndërsa ka marrë urimet më të mira nga familjarët dhe miqtë edhe nëpër rrjetet sociale.
Por, duket se ky angazhim asaj i është futur në gjak, gjë të cilën po e dëshmon edhe përmes statuseve të ndryshme në profilet e saj zyrtare sociale. Se a do të vazhdojë me vallëzim profesional, mbetet të shihet.