Fundamenti

Flaka Jahaj prezanton koleksionin e saj në “Modesuisse” në Zvicër

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kreatorja shqiptare e njohur në Zvicër, Flaka Jahaj, po vazhdon me suksese të reja në fushën e modës. Koleksionet e saj tashmë kanë depërtuar në tregun e modës zvicerane, madje ajo vlerësohet si një nga kreatoret më të mira të këtij shteti.

Ka përfunduar studimet master për dizajn të modës në Paris dhe Londër, ndërsa puna e saj është shpërblyer me çmime të ndryshme, ku më i rëndësishmi është vendi i parë në“Swiss Design Awards 2014”. Flaka, e cila është e lindur në Prishtinë, por që prej shumë vjetësh bashkë me familje jeton në Zvicër, është në përgatitje të sfilates më të re, ku do të prezantojë kreacionet e saj në “Modesuisse” në Cyrih të Zvicrës.

“Më 8 shkurt 2016 do të paraqitem me koleksionin tim më të ri për sezonin vjeshtë/dimër 2016/2017. Ky është edicioni i 9-të i “Modesuisse”, i cili organizohet dy herë në vit dhe do të mbahet në Migros Museum Gegenwartskunst në Cyrih”, ka thënë Flaka për albinfo.ch.

Eco Higjiena

Dizajnatorja shqiptare thekson se inspirimin për kreacionet e saj e gjen te veshjet dhe kultura shqiptare. “Marka ime quhet “IAHAI”, veshjet i prodhoj në Prishtinë, por prezantimin dhe shitjen i bëj në Zvicër. Inspirimi im është gjithmonë tek folklori dhe tradita shqiptare, por që i shndërroj në dizajn modern për klientë në Zvicër”, tregon ajo.

Flaka Jahaj ka deklaruar se dëshira e saj është që një ditë të bëjë kreacione për këngëtaren shqiptare Rita Ora, pasi që siç thotë ajo, Rita është një imazh i të gjithë shqiptarëve në botë!/albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.