UBT

Flaka Haziri – Gjenerata e re, vizion i ri për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Si ekonomiste e përgatitur dhe e përkushtuar, Flaka sjell me vete ide të reja, energji pozitive dhe vizion të qartë për zhvillimin e qëndrueshëm të Gjilanit. Ajo do të jetë një zë i fuqishëm për transparencë, zhvillim ekonomik dhe përfaqësim dinjitoz në Kuvendin Komunal ka shkruar Nazim Gagica.

Postimi i plotë:

Flaka Haziri, vajza e kolegut tonë dhe njërit ndër themeluesit e Aleancës, Sokol Haziri, vjen në garën për Kuvendin Komunal si përfaqësuese e gjeneratës së dytë që po e vazhdon me përkushtim rrugën e angazhimit politik.

FIDANISHTJA

Si ekonomiste e përgatitur dhe e përkushtuar, Flaka sjell me vete ide të reja, energji pozitive dhe vizion të qartë për zhvillimin e qëndrueshëm të Gjilanit. Ajo do të jetë një zë i fuqishëm për transparencë, zhvillim ekonomik dhe përfaqësim dinjitoz në Kuvendin Komunal.

Gjilani ka nevojë për mendësi të re, për profesionistë që besojnë në vlerat e shërbimit publik dhe Flaka është pikërisht njëra prej tyre.
Flaka Haziri – Gjenerata e re, vizion i ri për Gjilanin