FITORJA

“Flaka e Janarit 2023” – artistët e vegjël të Gjilanit me koncert simbolik në hapje të edicionit të 32-të të manifestimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pas ceremonisë zyrtare në nderim të heronjve dhe të gjithë të rënëve tjerë në epoka të ndryshme, Manifestimi Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2023”, ka vijuar me një laramani aktivitetesh kulturore për më të vegjlit.

Me një aktivitet sa simbolik po aq edhe simpatik, në mesditë është mbajtur një koncert në kuadër të aktiviteteve të parapara sipas kalendarit, në hapje të edicionit të 32-të të Manifestimit.

ARKATANA

Grupe muzikore të fëmijëve nga shkolla të ciklit të ultë e parashkollor nga Gjilani, si: “Zërat e Bardhë” nga shkolla “Hello”; çerdhja “Ardhmëria” nga Lagjia “Dardania”; bendi i përbërë nga dueti Malvina – Aria; si dhe nxënësit e shkollës “Nazim Hikmet” nga Mireshi, me një larmi pikash artistike-interpretative, i kanë dhuruar ngjyra estetike e të mirëpritura nga publiku i gjerë në sallën e ish-Galerisë në kompleksin e Teatrit të Qytetit.

Ashtu siç është paraparë, Manifestimi Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit” vijon në mbrëmje me ceremoninë kryesore zyrtare, ndezjen e Flakadanëve në hollin e Teatrit të Qytetit, si dhe 32 Flakadanëve tjerë te Varrezat e Dëshmorëve, në shenjë të simbolikës së shënimit të edicionit të 32-të kontinuitetit tradicional të Manifestimit “Flaka e Janarit”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.