UBT

Fjolla s`ka të dashur, pushon me shoqen

/ 1 minutë lexim

Kur të gjithë punojnë, Fjolla pushon… Këngëtarja seksi nga Kosova ka zgjedhur që, në ndryshim nga të gjithë kolegët e saj të skenës, – që këto ditë më shumë se kurrë kanë qenë të angazhuar me xhirime e koncerte festive, brenda e jashtë vendit, – të arratiset drejt ishujve Maldive…

Dhe ja ku vijnë prej tokës së nxehtë këto foto provokuese të bukuroshes së skenës, e cila pritet që t’i rikthehet tregut muzikor me një këngë të re, në bashkëpunim me Stresin. Sa i takon jetës private, vetëm pak ditë më parë Fjolla, në një prononcim për “Vip Pages”, pohoi se është singëll dhe se po e shijon këtë fazë të jetës së saj.

Mobi Casa

Për t’i zbehur edhe më shumë dyshimet e skeptikëve, ajo ka deklaruar në “Facebook” se personi që e shoqëron në këtë udhëtim është një vajzë.