RCCOLA

Fjalët e fundit të Ibrahim Rugovës: Duhet me shku në Vjenë për pavarësinë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Djali i Ibrahim Rugovës, Mendimi, ka thënë se fjalët e fundit që i kishte përmendur Rugova pak para se të vdiste kishin të bënin me pavarësinë e vendit.

“Presidenti ka qenë tip optimist. Kurrë nuk ka pas qef me përmend vdekjen deri në momentet e fundit ka punuar si të mos ishte i sëmurë…Fjalët e fundit kanë qenë duhet me shku patjetër në Vjenë me përfundu këtë punë’ ” ka thënë për Klan Kosovën, Mendim Rugova.

Mendimi ka treguar se ato ditë në shtëpinë e tyre kishin qëndruar edhe mjekët ushtarakë amerikanë.

UBT

“…ka qenë një moment pak i vështirë por u dasht me u pajtu me realitetin që ndodhi ” ka thënë Mendimi derisa ka folur në 8 vjetorin e vdekjes së babit të tij.

Mendim Rugova më pas ka shpjeguar edhe për zakonin e ish -Presidentit për të dhuruar gurë.

Ndërkaq ka treguar se dhurata e para që ai ka marrë si Presidenti i Kosovës më 1992 ka qenë busti i Marathonomakut nga Kryeministri Grek Konstantin Micotakis.