UBT

“Fjalë nëpër kohë” libri më i ri i Halim Hasanit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kultivuesi i aforizmave Halim Hasani nga Dobosini i Bujanocit është paraqitur edhe me një libër të ri të titulluar “Fjalë nëpër kohë”,botues Feniks nga Presheva.

I njohur si kultivues i aforizmave, Halim Hasani krijues nga fshati Dobrosin i Bujanocit para lexuesve të tij është prezantuar me librin e tij të tetë të titulluar “Fjalë nëpër kohë”dhe të botuar nga klubi letrar “Feniks” nga Presheva.

Shkrimtari Bilall Maliqi në parathënien e librit ka thënë se puna e palodhshme krijuese e Halim Hasanit sidomos në krijimin e aforizmave,gjetjen e temave,mbarështrimin e tyre,shtjellimin dhe shndërrimin e tyre në aforizma ,dosido duhet përshëndetur dhe si i tillë mbetet krijuesi më produktiv i këtij zhanri deficitar letrar në Kosovën Lindore, ka thënë Maliqi.

Sipas, Maliqit libri i fundit me aforizma“Fjalë nëpër kohë” shoqërohet me tema interesante,të cilat autori i ka prezantuar në këtë libër,e që disa kanë ngjashmëri njëra me tjetrën,pa ndonjë figurë të theksuar stilistike,porse përçojnë mesazh te masa e gjerë,tek lexuesit të cilat disa prej aforizmave edhe ndeshen me zhvillimet e përditshmërive tona,e që nga këto aforizma do të kemi mësim e jo pësim.

Maliqi në parathënien e librit ka shkruar se në mënyrë përgjithësuese tematika e aforizmave është e ndryshme,por mbizotëron motivi patriotik,edukativ,dhe i dashurisë. “Në të treqind aforizmat e Halim Hasanit që janë të radhitura në këtë libër lexuesi mund të gjejë shumëçka interesante,me të cilat ndeshemi ,edhe në jetën e përditshme,e të gjitha këto e bëjnë librin të lexueshëm, ku lexuesi nga fjalët e urta mund të nxjerrë mendime e ide” ka thënë ai.

KKVITI

Edhe krijuesi tjetër nga Bujanoci Arsim Halili ka thënë se në aspektin semantik aforizmat e Halim Hasanit ,kanë strukturë përmbajtësore dhe përçojnë mesazh. Sipas, Halilit tek aforizmat e Hasanit vërejmë një prani jo aq të madhe të ndërtimit stilistik të figurave, kurse hapësirë zënë më shumë alegoria,antiteza e më pak metafora.

Halili ka shtuar se Halim Hasani është një emër tashmë i pranishëm që nga vitet e 90-ta i cili ka kultivuar kryesisht aforizmat, por hesë pas here ka botuar edhe monografi të ndryshme.

Edhe, Nexhat Rexha krijues nga Kosova ka thënë se Halim Hasani me pedanteri ka ditur të sjell një libër me aforizma të përzgjedhura duke treguar kështu përkushtimin e tij që para lexuesve të tij të sjellë vlera të kësaj fushe.

Kurse, Halim Hasani ka thënë se është përpjekur që ta avancojë mbledhjen dhe përpunimin e aforizmave të cilat çdo ditë e më shumë po zgjojnë kureshtjen e lexuesve. “Aforizmat nuk kuptohen lehtë nga të gjithë, andaj edhe përzgjedhja e tyre është bërë në mënyrë rigoroze dhe profesionale” tha Hasani.

Ndryshe Halim Hasani ka botuar nga kjo fushë edhe librat tjerë si :”Aforizma të kohës”-1993, “200 Aforizma”-2005 dhe “Aforizma bashkëkohor”-2008. Gjithashtu është edhe autor i tre librave të tjerë që i kushtohen luftës së UÇPMB-së në Dobrosin të Bujanocit./rajonipress/