HW

Fjala e Haxhiut si kryeparlamentare: Presim që ish-krerët e UÇK-së të kthehen sa më parë në vend, lufta ishte e drejtë

/ 2 minuta lexim
HW

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në fjalimin e saj të parë pas marrjes së detyrës, ka folur edhe për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Haxhiu ka deklaruar se liria e debatit në Kuvend është rezultat i sakrificës së popullit të Kosovës dhe i luftës çlirimtare të UÇK-së, duke nënvizuar se kjo ka qenë një luftë e drejtë për çlirim dhe se dihet qartë kush ka qenë agresori dhe kush ka kryer krime.

“Ne sot debatojmë lirshëm në këtë sallë falë sakrificës së madhe të popullit tonë për liri, përfshirë luftën çlirimtare të UÇK-së. Sot këtu vijmë pasi tërë ditës kishim seancën ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Historia e popullit të Kosovës është e qartë dhe e drejtë. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë për çlirim, dihet kush ka qenë agresori, kush ka bërë krime,” ka deklaruar Haxhiu.

United Hospital

Ajo ka shtuar se krimet gjatë luftës janë kryer nga Serbia, duke theksuar se, sipas saj, përgjegjësit nuk janë përballur me drejtësinë në mënyrë të duhur.

“Ato krime janë kryer nga Serbia që kurrë nuk u përball me drejtësinë në mënyrë serioze, përkundrazi kriminelët e luftës u ricikluan në pushtet dhe u amnistuan. Presim që ish-krerët e UÇK-së të kthehen sa më parë në vend, dhe që këto orvatje të Prokurorisë të marrin fund sa më parë,” u shpreh kryeparlamentarja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.