KKVITI

Fizibiliteti hapi i parë drejtë integrimit evropian

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Studimi i Fizibilitetit është hapi i parë në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian. Kosova ka shënuar progres në katër blloqet, (sigurimi i dokumenteve, menaxhimi i integruar i kufijve, fushën e rendit dhe ligji dhe të drejtat e minoriteteve), të cilat i kërkon Bashkimi Evropian për të marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave”, vlerësoi ministrja e Integrimit Evropian,Vlora Çitaku.

Ministrja për Integrim Evropian në Qeverinë e Republikën së Kosovës,Vlora Çitaku mbajti një ligjëratë publike me studentët e Kolegjit Universitar ‘GJILANI” në Gjilan, në temën ” Kosova në procesin e Integrimit Evropian “.

Të pranishëm në debat ishin profesorë , studentë dhe të interesuar të tjerë, të cilët përcollën me interesim debatin.

Ministrja Çitaku gjatë ligjëratës së sotme u fokusua në të arriturat dhe sfidat e Kosovës në procesin e integrimit evropian. Gjersa foli për politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian, ajo shpjegoi edhe vështirësitë që e kanë përcjellë BE-në këtë periudhën e fundit, Ministrja Çitaku tha se Evropa e vitit 2012 përballet me shumë sfida.

Sipas saj,e para është kriza financiare, e dyta është problemi i imigracionit ilegal dhe këto dy procese të cilat zhvillohen shkëputur nga konteksti i integrimit evropian të Kosovës, kanë refleksionet e tyre ndaj Kosovës.

Ministrja Çitaku foli për procesin e integrimit si tërësi, studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit që është edhe hapi i parë konkret i anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe për procesin e Liberalizimit të Vizave.

UBT

Njëkohësisht Ministrja u ndal në një çështje që ka krijuar konfuzion në mesin e qytetarëve, dhe sqaroi se “Liberalizimi i Vizave dhe Integrimi në Bashkimin Evropian janë dy procese tërësisht të ndara njëra nga tjetra.’ Ajo shtoi se ‘edhe vendet që nuk kanë perspektivë Evropiane, por edhe ato qe nuk janë as shtete në kontinentin Evropian mund të kenë marrëveshje për Liberalizim të Vizave me BE-në.’

“Kam mbështetjen e të gjitha partive opozitare pa përjashtim,komisionin në të udhëhequr nga Lutfi Haziri Kuvendin e Republikës së Kosovës e kam krah të djathë , para pak kohësh, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka themeluar Këshillin Kombëtar për Integrime Evropiane, pjesë e së cilës janë të gjitha partitë politike, shoqëria civile, mediet, komuniteti i biznesit, komuniteti akademik, e kështu më radhë”, tha ministrja Çitaku.

Integrimi evropian i Kosovës nuk është proces i jashtëm, nuk është politikë e jashtme. Integrimi evropian është dinamikë e brendshme. Është një listë detyrash është një model shtet-formimi të cilën e kemi zgjedhur ne për vendin tonë.

Nëse ne do të arrijmë ta ruajmë momentumin, ta mbajmë ritmin, do të mund të prodhojmë argumente për partnerët tanë dhe t’i lëmë pa argumente oponentët e integrimit evropian të Kosovës”, tha Çitaku.

“Studimi i Fizibilitetit është hapi i parë në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian. Kosova ka shënuar progres në katër blloqet, (sigurimi i dokumenteve, menaxhimi i integruar i kufijve, fushën e rendit dhe ligji dhe të drejtat e minoriteteve), të cilat i kërkon Bashkimi Evropian për të marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave”, vlerësoi ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku.

Ministrja Çitaku, zhvilloi në vijim të debatit dhe përgjigjën edhe në një varg pyetjesh e çështjesh të shtruara për diskutim nga pjesëmarrësit, profesorët dhe studentët e Kolegjit Universitar ‘GJILANI” në Gjilan./rajonipress/