GRANDEMALL

Fituesit e oskarit në “Shqip Film Fest”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjithsej 39 filma nga 28 shtete të botës do të shfaqen në edicionin e sivjetmë të filmit “Shqip Film Festi” i cili ka nisur mbrëmë në Rugovë

Kineastë nga 28 shtete të botës janë mbledhur në Rugovë të Pejës, për të marrë pjesë me filmat e tyre në festivalin “Shqip Film Fest”, i cili për herë të tretë organizohet në Kosovë. Kësaj here ky festival ka sjell në vendin tonë katër fitues të çmimeve akademike.

Festivali ndërkombëtar i filmave të shkurtër “Shqip Film Fest” është i hapur nga data 25 deri 30 qershor, me sloganin “Secili ka një histori”, ndërsa po marrin pjesë përfaqësues nga Hungaria, Spanja, Italia, Kolumbia, Turqia, Australia, Belgjika, Argjentina, Venezuela, Izraeli, Estonia, Irani, Kuba…

FIDANISHTJA

Gjithsej në këtë edicion konkurrojnë 39 filma, ndërsa edhe këtë vit ndahen çmimet për aktorin më të mirë, aktoren më të mirë, skenarin më të mirë, filmin më të mirë ballkanik etj, ndërsa për filmin më të mirë të festivalit ndahet çmimi special “Bekim Fehmiu” dhe çmimi kryesor “Grand Prix”.

Waleed Moursi, Zach Hayer, Rajeev Dassani, dhe Gregg Helvey janë pjesëmarrësit e “Shqip Film Festi” të cilët kanë fituar në disa zhanre për filma e tyre. Ndërsa edicionin e kaluar ky festival ka sjellë në Kosovës dy fitues oskarësh: Martin Strange Hansen dhe Tanel Toom.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.