GRANDEMALL

Fitou: Nikolicit i janë sqaruar marrëveshjet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ndërkombëtarët mbështesin zyrtarët e institucioneve të Kosovës që kushtëzojnë bisedimet me Serbinë deri në implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Ambasadori francez në Kosovë, Jean-François Fitou ka thënë se ky kushtëzim nuk përbën agresion por është veprim normal sepse marrëveshjet që arrihen duhen implementuar.
“Mendoj se është normale të kërkosh që marrëveshjet të implementohen. Madje kjo ka shumë kuptim. Nuk është ndonjë gjë agresive apo ofenduese. Kur nënshkruan marrëveshje duhet ta implementosh atë dhe kjo është normale në diplomaci”, ka thënë Fitou për portalin Dukagjini.

Madje, ambasadori francez thotë se gjatë vizitës së fundit në Bruksel, presidenti serb, Tomislav Nikolic është njoftuar për përmbajtjen e marrëveshjeve të arritura dhe tani nuk duhet të ketë vend për keqinterpretim.

Hidromorava

“Duket se z.Nikolic ka kërkuar interpretimin e BE-së për marrëveshjet e arritura në Bruksel në mënyrë që Serbia t’i implementojë marrëveshjet të tilla, siç janë arritur, pra të kuptohen në të njëjtën mënyrë nga të gjithë dhe kjo mendoj se është një hap pozitiv”, theksoi Fitou.

Ai ka shtuar se vizita e Nikolicit në Bruksel është një hap tutje për qartësimin e marrëveshjeve dhe implementimin e tyre nga ana e Serbisë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.