Eko Higjiena

Fitou: Mos i falni ata që po vjedhin

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kosova është shumë larg një vendi perfekt për të jetuar.Shteti i ri është ende duke e ndërtuar profilin e vet. Ish-ambasadori francez në Kosovë Jean Francois Fitou për “Kohën Ditore” ka treguar për zhgënjimin që ka ai personalisht me arsimin në Kosovë që po udhëhiqet nga njerëz jomeritorë, për luftën kundër korrupsionit dhe për krizat e njëpasnjëshme në shtetin e ri.

Fitou ka kërkuar që pakënaqësitë sociale në Kosovë të mos ngatërrohen me ato politike dhe diplomatike, ngase do të bënin një problem të vërtetë.

Ish-ambasadori ka kërkuar që e gjithë shoqëria të angazhohet në luftimin e korrupsionit, gjë që nuk mund të arrihet vetëm nga EULEX-i.

FIDANISHTJA

Sipas tij askush nuk kërkon nga Kosova që të ketë më pak krim se sa në vendet anëtare të BE-së, por janë disa vepra si vjedhja e parave të popullit dhe ndërtimi i pallateve nga to, që nuk duhet të falen.

“Nuk duhet tejkaluar vjedhja e parave të njerëzve. Nuk duhet tejkaluar dhe të gjejnë shpëtim individët që të marrin paratë nga njerëzit e këtij vendi dhe të ndërtojnë pallate. Këta nuk duhet të falen. Sepse këta, përvç që bëjnë një veprim të ulët moralisht, për më shumë pengojnë zhvillimin ekonomik të vendit” ka theksuar Fitou.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.