Hidromorava

Fitou: Ata që synojnë ndërrimin e kufijve, nuk kanë perspektivë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan- Individët dhe shtetet që synim kanë çështjen e kufijve nuk mund të arrijnë në Evropë sepse përmes kufijve tentojnë të revanshohen, por në anën tjetër janë të rrezikshëm edhe për shtetet e tjera ka thënë Jean Francois Fitou në Gjilan.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Fitou është pritur ngrohtësisht të martën në Gjilan si nga kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, ashtu edhe nga qytetarët të cilët e kanë përkujtuar kohën kur ushtarët francez kanë hyrë të parët në Gjilan.

Fitou ka pasur një takim me Qemajl Mustafën, ka debatuar me qytetarët e të gjitha grupimeve dhe ka vizituar shkollën e mesme të gjimnazit “Zenel Hajdini”.

Duke ju referuar zhvillimeve në Komunën e Gjilanit, Qemajl Mustafa tha se kjo komunë në shumë fusha është e para në nivel Kosove.”Gjilani ka shënuar dhe po shënon progres në shumë fusha dhe sektorë” u shpreh Mustafa.

Sipas tij tashmë në Gjilan ka një klimë të mirë politike dhe sigurie,ka investime të prekshme në fusha të caktuara si në infrastrukturë,burime njerëzore etj.

Mustafa ka folur edhe për rolin e komuniteteve dhe grupimeve politike në Asamblenë Komunale. Ai tha se serbët e romët janë të integruar dhe i përgjigjen të gjitha obligimeve dhe taksave komunale.

Eco Higjiena

Mustafa ka thënë se brengë e madhe mbetet papunësia, derisa ka përmendur investime të mira në fushën e shëndetësisë. Mustafa tha se zhvillimi ekonomik po ecën mirë,por jo me hapat e duhur. Ka iniciativa të mira në bujqësi,sepse ky sektor po rigjeneron vende të reja të punës.

Kurse ambasadori Fitou tha se Kosova është larg asaj që të ketë një gjendje të kënaqshme ekonomike. “Komunat janë realitet dhe Qeveria qendrore, por edhe komuniteti ndërkombëtarë duhet të investojë edhe këtu”.

Ambasadori Fitou në një debat të mbajtur me qytetarët është pyetur për liberalizimin e vizave,zgjedhjet e Serbisë dhe përkrahjen e Francës, pas ndryshimeve politike atje.

Fitou tha se liberalizimi i vizave duhet të bëhet më shpejt,por jo ashtu siç premtojnë disa .”Liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë në vitin 2012. Nuk është mirë të gënjejnë apo mashtrohen qytetarët”tha ai.

Kurse rreth politikës së Francës, pas ndryshimeve politike, Fitou tha se nuk do të ketë ndërrim të kursit.
”Edhe, Holland do ta vazhdojë rrugën e njëjtë sikurse Sarkozy. Ne do të qëndrojmë me ju dhe pranë jush, derisa ju të keni nevojë për ne”. Kurse për zgjedhjet në Serbi Fitou nuk ka dashur të flas, me arsyetimin se a`i nuk i komenton zhvillimet në shtetet e tjera”./rajonipress/