Hidromorava

“Fitorja”, standard i besimit dhe ndërtimit modern në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kompania “Fitorja” nga Ferizaji, me një prani të fuqishme edhe në Gjilan, prej vitesh renditet ndër investitorët më të mëdhenj dhe më seriozë në sektorin e ndërtimit në Kosovë. Me vizion të qartë zhvillimor, profesionalizëm të dëshmuar dhe investime milionëshe, kjo kompani ka ndërtuar jo vetëm objekte banesore, por edhe besim afatgjatë te qytetarët dhe partnerët e saj.

Drejtuesit e kompanisë flasin me krenari dhe përkushtim për projektet e realizuara, duke theksuar se të gjitha objektet banesore janë të pajisura me dokumentacion të rregullt ligjor, përfshirë lejet ndërtimore, certifikatat e përdorimit dhe certifikatat e pronësisë.

Sipas tyre, ndërtimet e “Fitores” i përmbushin të gjitha kriteret e cilësisë dhe sigurisë, duke iu afruar standardeve bashkëkohore dhe atyre evropiane të ndërtimit.

Vetëm në Gjilan, investimet e kompanisë në fushën e ndërtimit kapin shifra milionëshe, ndërsa sipërfaqja e përgjithshme ndërtuese tejkalon 120.000 metra katrorë, një tregues i qartë i kapacitetit, seriozitetit dhe ndikimit të saj në zhvillimin urban të qytetit.

Sipas drejtuesve të “Fitores”, procesi i pajisjes me leje ndërtimore nuk ka paraqitur probleme të mëdha, ndërsa sa i përket pranimeve teknike të objekteve, janë shënuar vetëm vonesa të lehta, të cilat nuk kanë ndikuar në cilësinë apo funksionalitetin e ndërtimeve.

Ata po ashtu sqarojnë se në dy vitet e fundit ka qenë në fuqi një udhëzim administrativ nga niveli qendror, i cili ka vështirësuar blerjen e banesave për qytetarët nga Kosova Lindore. Megjithatë, sipas informacioneve zyrtare që posedon kompania, ky vendim është anuluar gjatë vitit 2025, duke hapur sërish mundësi të barabarta për të gjithë blerësit.

Mobi Casa

Në funksion të transparencës dhe korrektësisë financiare, kompania “Fitorja” thekson se të gjitha pagesat realizohen ekskluzivisht përmes transferit bankar, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet financiare.

Një mesazh i veçantë vjen edhe nga pronarët e kompanisë, të cilët bëjnë thirrje për respektim rigoroz të projekteve dhe kushteve urbanistike, si dhe kërkojnë intensifikim të inspektimeve në terren, në mënyrë që të garantohet ndërtim i rregullt, i sigurt dhe në shërbim të interesit publik.

Pyetjes thelbësore që shqetëson opinionin, a janë objektet e “Fitores” të pajisura me leje ndërtimore, studime fizibiliteti dhe pranime teknike? – kompania i përgjigjet qartë dhe pa ekuivok: Të gjitha objektet e ndërtuara nga “Fitorja”, në një sipërfaqe totale prej mbi 120.000 m², janë të pajisura me leje ndërtimi, certifikata të përdorimit dhe certifikata të pronësisë, në përputhje të plotë me ligjet e ndërtimit në Kosovë.

Me këtë qasje profesionale dhe vizion të qëndrueshëm, “Fitorja” vazhdon të mbetet një emër i besueshëm dhe referencë e rëndësishme në industrinë e ndërtimit, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin urban dhe ekonomik të Ferizajt, Gjilanit dhe më gjerë./rajonipress/