Fitorja e tretë radhazi e Dritës
Gjilan – Drita më në fund pas disa lojërave jo të mira, ka hyrë në serinë e fitoreve dhe tash ka arritur tri fitore radhazi, duke mundur skuadrën e Ferronikelit me rezultat 2:1. Ishte kjo fitore e merituar, pasi vendasit ishin skuadër shumë më e mirë se ajo mysafire dhe po të ishin sulmuesit vendas më të vëmendshëm, do të shënonin edhe më tepër gola.
Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 500 . Shënues: Syla ‘21, Xh. Shabani ‘62 (Drita) – Rama ‘52 (Ferronikeli). Gjyqtarë: M. Baliu, F. Abrashi, R. Hyseni, I. Kelmendi. Kartoni i verdhë: Hasani, XH. Shabani (Drita) – Mullallari, Qorri, Eminhaziri. (Ferronikeli).
Drita – Ferronikeli 2:1 (1:0)
Drita: : Huruglica, Ahmeti, Hyseni (Tosuni), Jashari (Pajaziti), Syla, B. Shabani, Berisha, Limani (Baxhuku), Kelmendi, Xh. Shabani, Ramushi.
Ferronikeli: Kolshi, Shala, Zariqi, Gërbeshi, Lladrovci, Mullallari, Berisha, Rama (Qorri), Eminhaziri (Istogu), Bardhi, Karahoda.
Drita më në fund pas disa lojërave jo të mira, ka hyrë në serinë e fitoreve dhe tash ka arritur tri fitore radhazi, duke mundur skuadrën e Ferronikelit me rezultat 2:1. Ishte kjo fitore e merituar, pasi vendasit ishin skuadër shumë më e mirë se ajo mysafire dhe po të ishin sulmuesit vendas më të vëmendshëm, do të shënonin edhe më tepër gola.
Deri te shënimi i golit loja më shumë është zhvilluar në mesin e fushës, por ishte skuadra e Dritës që ka pasur më shumë raste për shënim. Drita golin e parë në këtë ndeshje e ka shënuar në minutën e 21, ndërsa golashënues ishte Syla, që nga një distancë e largët ka shënuar gol të bukur, mu aty ku bashkohen horizontalja dhe vertikalja e portierit Kolshi.
Në minutën e 30, Xh. Shabani me aksion vetanak, ka arritur të kalojë disa mbrojtës dhe nga një pozitë ballore ka gjuajtur fuqishëm, por ishte tërthorja që ka shpëtuar mysafirët për të pësuar për herë të dytë.
Vetëm shtatë minuta brenda pjesës së parë, mysafirët kanë barazuar rezultatin, duke shfrytëzuar gabimin e portierit të Dritës Huruglica , që nuk ishte i sigurt në harkimin nga këndi që e ka kryer Bardhi, dhe këtë e shfrytëzon mesfushori Rama, që nga afërsia ka shënuar në portën e zbrazët dhe për të barazuar rezultatin në 1:1.
Dhjetë minuta më vonë, Drita ka arritur përsëri të shënojë golin e epërsisë, ndërsa golashënues ka qenë Xh. Shabani, që në këtë ndeshje ishte lojtari më i dalluar dhe nga një pozitë e vështirë ka shënuar gol duke goditur së pari pingulen, e pastaj topi futet në rrjetë.
Sulmet e dy skuadrave kanë vazhduar, njëra skuadër dëshironte që të shtojë epërsinë e saj, derisa skuadra e Ferronikelit me të gjitha forcat ishte orientuar në sulm për të shënuar golin e barazimit, por asnjëra nuk arriti të shënojë deri në fund dhe kjo ndeshje përfundon me rezultat 2:1 në të mirë të Dritës.
Thanë pas ndeshjes:
Arbnor Morina, kryetrajner i Dritës: “Ishte një lojë e vështirë për ne, pasi mysafirët kanë lojtarë të mirë. Në tri ndeshje kemi arritur nëntë pikë, dhe pres edhe në ndeshjet e ardhshme të vazhdojmë me këtë ritëm edhe pse do të jetë vështirë për shkak orarit me skuadra të forta dhe arsye tjetër është se shumë lojtarë i kemi me kartonë të verdhë.
Ramiz Krasniqi, kryetrajner i Feronikelit: “Loja ka qenë e hapur nga dy skuadrat, ne nuk i shfrytëzuam rastet tona derisa Drita arriti t’i konkretizoj. Me ndarjen e drejtësisë nuk jam aspak i kënaqur sepse na ka dëmtuar në disa raste”. /rajonipress/


