Mobi Casa

Fitorja e PDK-së në Kamenicë do të jetë e thellë dhe bindëse

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Begzad Sinani ka thënë se me fitoren bindëse që do te kemi në zgjedhjet e radhës dhe Qeverinë që do ta udhëheq z.Hashim Thaçi Dardana brenda mandatit, bashkërisht do të realizojmë katër projektet kapitale, jetike për komunën dhe qytetarët e Dardanës: Pendën e Kremenatës, Pendën e Desivojces dhe Hogosht, Impiantet Kolektoret, Krilevë, Strezoc, Kamenicë, Koretin, Topanicë, Domaroc dhe Hogosht, Shipashnicë, Miqiverc, Roganë, Hodonoc, Domaroc.

Këtë takim e hapi Kryetari i Degës Emin Krasniqi ku përshëndeti të gjitha strukturat e Degës së PDK-së, i falënderoi për punën dhe angazhimet ku si rezultat i tyre fitoi kandidati i ynë dhe ne tani udhëheqim me Komunën, po ashtu ftoi që të organizohen dhe të mobilizohen për zgjedhjet e përgjithshme që të fitoj PDK-ja dhe Kryeministri Hashim Thaçi.

Pas këtij fjalimi, falen e mori Kryetari i Komunës Begzad Sinani i cili tha se më 1 dhjetor, me fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Kandidatit për Kryetar të Komunës për Dardanë, ka filluar një epoke e re: Qeverisjes së mirë dhe efikase, zhvillimit të Komunës, i është hapur rrugë investimeve – Investitorëve dhe donatorëve,
Rendit dhe rregullit, bashkëpunimit me të gjithë faktorët relevant me fuqi dhe mundësi ndikimi në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Dardanës.

Begzad Sinani ka thënë se me fitoren bindëse që do te kemi në zgjedhjet e radhës dhe Qeverinë që do ta udhëheq z.Hashim Thaçi Dardana brenda mandatit, bashkërisht do të realizojmë katër projektet kapitale, jetike për komunën dhe qytetarët e Dardanës: Pendën e Kremenatës, Pendën e Desivojces dhe Hogosht, Impiantet Kolektoret, Krilevë, Strezoc, Kamenicë, Koretin, Topanicë, Domaroc dhe Hogosht, Shipashnicë, Miqiverc, Roganë, Hodonoc, Domaroc.

Kurse Hashim Thaçi tha se fitorja e radhës e PDK-së duke e përfshirë Kamenicën , Gjilanin e Anamoravën kësaj radhe do të jetë edhe më e fuqishme dhe më bindëse. “Në PDK po ndodhë një mobilizim i ri sepse neve na kanë besuar qytetarët, na kanë besuar edhe ndërkombëtarët kur kemi marrë vendime të rëndësishme për shtetin e Kosovës” tha Thaçi.

Eco Higjiena

Thaçi se ai si lider dhe PDK-ja si parti në pushtet ka marrë vendime të rëndësishme e të fuqishme për jetën e qytetarit të Kosovës.”Tani Kosova po hyn në një fazë të rëndësishme me një mision të ri. E fituam lirin, e sollëm pavarësinë dhe tani radha është që ta ndërtojmë e zhvillojmë Kosovën. Vendimet e marra deri tani ka mundur t`i bëjë vetëm një liderdship që ka fuqinë dhe legjitimitetin e popullit dhe që ka përkrahjen e SHBA-së e NATO-së”.

Thaçi tha se vetëm rritja e pagave për mësuesit dhe të tjerët dëshmon se ne kemi pasur energjinë e vullnetin që të ndihmojmë të gjitha kategoritë.

Thaçi ka folur edhe për FAK-un.”Unë jam i sigurt se nesër do të votohet FAK-u dhe ngatërresat tashmë janë të padrejta për poena politik. FAK i tejkalon interesat partiake sepse SHBA e NATO po e presin vendimin e Kuvendit dhe se çdo tendencë për shtyrje është e rrezikshme për shtetin e Kosovës” tha Thaçi.

Thaçi në fund tha se fitoren e PDK-së po e pret edhe SHBA e NATO dhe PDK tani është më e fort sesa në vitin 2010.”Kosova nuk mund të qeveriset nga njerëzit që nuk i donë Brukseli e Uashingtoni. Fitorja e PDK-së do të ndodhë në shumicën e qyteteve të Kosovës, derisa dy mandatet e kaluara ishin për konsolidimin e institucioneve mandati i tretë do të jetë mandat i zhvillimit dhe i punësimit, unë ftoj bizneset që të aplikojnë në fondin e punësimit që është 1.5 miliard euro dhe që është një mundësi për krijimin e vendeve të reja të punës ” shtoj Thaçi./rajonipress/