Uji Dea

Fitorja e Donald Trump, “ëndrra amerikane”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Fadil Maloku – Nuk fitoi Donald Trump, por ka doza të humbin vlerat universale botërore, që e prodhonte “ëndrra amerikane”.

1. Karshi nervit korporativist që e kultivonte dhe ushqente Rendi i ri botëror (neoliberalizmi), duket që koncepti i Trump-it, e “nuhati”në mënyrë briliante rrëshqitjen apo deklininimin e qytetarit mesatar amerikan, kah vetvetja tipike amerikane. Pra, kah thënia e gjërave ashtu si janë në të vërtetë….

2. A do deglobalizohet bota, me Donald Trump? Deglobalizimi, në fakt është një koncept që ka të bëjë me procesin e dobësimit të ndërvarësisë (që de facto dhe de jure u mundua globalizimi ta instaloj si produkt dhe platformë: sociale, politike, juridike, ushtarake, civilizuese, madje edhe kulturore!) dhe integrimit midis shteteve, vendeve, rajoneve, etj.

3. Duket, shumë e çuditshme, Donald Trump, si një përfaqësues tipik i branshes korporativiste të bëjë ofertë, apo të loz me kartën e destimulimit të “ëndrrës amerikane”? Kur dihet, që këtë “ëndërr” e simulojnë mu: korporatat mediatike, ato farmaceutike, tregtare, etj. pra, thjeshte ato globaliste? Trump, tani na del si një deglobalist, qe cenon seriozisht vlerat universale, të ndërtuara dhe te rindërtuara me shekuj te tere. Por, çfarë është deglobalzimi, apo antipodi i globalzimit

Uji Dea

4. Ky termë në qarqet akademike më shumë përdoret për të identifikuar dhe ilustruar procesin e deliberalizimit, atë te dezintegrimit, pra, procesin e fragmentarizmit. Meqë, globalizimi si proces,apo si tendence synim kryesor ka sferat e ndryshme: sociale,politike, ekonomike, ushtarake,edhe kulturore, deglobalizimi, kryesisht ndërlidhet me fushën e ekonomisë globale.

5. Periudhat e deglobalizimit shihen si krahasim interesant tendencioze me periudhat tjera. psh me ato të viteve 1850 -1924 dhe 1959 deri në kohën tonë… Edhe deglobalzimi, sikurse globalizimi mund të matet në mënyra të ndryshme.

6. Si kritere kryesor merren: të mirat dhe shërbimet dmth, eksporti dhe importi si përpjesëtim i të ardhurave kombëtare ose të ardhurave për koke banori,; puna, njerëzit, pra shkalla e pastër e migrimit,; kapitali, që nënkupton investimet e brendshme dhe të jashtme si proporcion i të ardhurave kombëtare ose kokë banori, ; në këtë kontekst përmenden edhe taksat mesatare, kufizimet mesatare te punës, kufizimet e investimeve te huaja e të drejtëpërdrejta.etj.

7. Tani, nëse votuesi amerikane kanë vlerësuar me përpikëri këtë “ikje” të Donald Trump-it, si një pistë apo meny ideale për të harpëruar në drejtim të një mirëqenie të re, është tjetër çështje, që mbetet për t’u par ne muajt dhe vitet ne vijim

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.