Fitore që mban shpresat për pozitën e katërt

Gjilan – Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan. Shikues: 100. Gjyqtarë: S. Vitaku, E. Nallbani. Shtatëmetershat: Zhegra 4/1, Drenica 0/0. Përjashtimet: Zhegra 6 minuta, Drenica 12 minuta Zhegra Drenica 29:27 (11:15).
Zhegra: Abazi, Agushi, Haziri 4, Osmani 3, Misini 12, Azizi 4, Emini 4, Shaqiri 2.
Drenica: A. Bajraktari, Elshani, Beqiri, P. Qarri, Morina, Dubovci 5, B. Qorri 4, Mehmeti 8, Bujupi 4, Podrimja 2, Cakiqi 1, L. Bajraktari 2
Hendbollistët e Zhegrës kanë shënuar fitore më të vështirë se sa është pritur, duke mundur skuadrën solide nga Drenica në fund me vetëm dy gola dallim. Skuadra mysafire gjatë tërë ndeshjen ka qenë skuadër e barabartë me vendasit nga Zhegra, por në pesë minutat e fundit, kanë bërë gabime që Zhegra i ka shfrytëzuar dhe në fund të shënojnë fitore të merituar.
Vendasit mirë e kanë nisur lojën duke arritur të shënojnë pesë gola, derisa mysafirët nuk shënuan më shumë se dy gola në dhjetë minutat e parë. Vendasit nuk kanë vazhduar me lojë sikur në fillim të ndeshjes duke lejuar kundërshtarin të barazojë rezultatin në 10:10 në minutën e 22 të ndeshjes, e pastaj edhe të kalojnë në epërsi deri në katër gola në fund të 30 minutave të parë për të shkuar në pushim me rezultat 11:15.
Zhegra duke parë se ka të bëjë me një kundërshtar të fortë, ngjeshin radhët dhe brenda 5 minutave barazojnë rezultatin në 16:16 dhe deri 5 minuta para fundit rezultati gjithnjë ishte i barabartë deri te rezultati 26:26.
Në tre minutat e fundit vendasit me përvojë kanë arritur që të mbrohen, derisa me sulme të gjata kanë arritur të shënojnë golat vendimtar për fitore.
Pa dyshim se lojtari më i mirë te vendasit ishte Gëzim Misini, i cili shënoi gati gjysmën e golave të Zhegrës, gjithsejtë 12, derisa tek mysafirët më i dalluari ishte Mehmeti me 8 gola./rajonipress/