Fitore që kthen vetëbesimin
Gjilan – Gjilani e ka shënuar edhe një fitore, e cila e mbanë në garën për kreun e tabelës. Kësaj radhe në Gjilan është mposhtur ekipi i Ramiz Sadikut. Gjilani – Ramiz Sadiku 4:1 (2:0).
Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 50. Gjyqtarë: L. Mustafa, D. Muriqi, J. Gashi. Shënues: Selmani 15’, 42’, 90’, Sermaxhaj 83’ – Maloku 77’. Kartoni i verdhë: Rama, Murti.
Gjilani: Ajdini, Hyseni, Kastrati (Arifi), Maliqi, Shaqiri, Morina, Bajraliu, Sermaxhaj (Syla), Haliti (Uka), Ferati, Selmani. Trajner: Muharrem Sahiti.
Ramiz Sadiku: Ramadani, Bekaj, Murti, Abdullahu (Ademi), Softolli, T. Sinani, Rama, Feka, A. Sinani (Marniku), Gashi, Krasniqi (Maloku). Trajner: Dardan Kryeziu.
Gjilani e ka shënuar edhe një fitore, e cila e mbanë në garën për kreun e tabelës. Kësaj radhe në Gjilan është mposhtur ekipi i Ramiz Sadikut. Goli i parë për vendas ka ardhur në minutën 15, kur Ferati ka asistuar për Selmanin, i cili e devijoji topin sa për ta futur në rrjetë. Pas një loje shumë më të mirë, gjatë tërë pjesës së parë, Gjilani në fund të saj ia ka dalë të shënojë edhe njëherë, edhe atë nëpërmjet të të njëjtit lojtar, Selman i. E tërë kjo ndodhi në minutën 42, kur Selmani ka gjuajtur e topi është devijuar nga mbrojtja mysafire dhe është futur në rrjetë.
Haliti ka pasur një rast të mirë në pjesën e dytë, kur portieri mysafir ka bërë një gabim të rëndë, kurse sulmuesi vendas në ven të portës ka qëlluar anën e jashtme të rrjetës.
Gjatë tërë pjesës së dytë fusha ka qenë e rrëshqitshme. Mysafirët kanë pasur dy raste shumë të mira një çerek ore para përfundimit të ndeshjes, kur Maloku e ka qëlluar shtyllën, derisa pak sekonda më pas edhe T. Sinani e ka qëlluar tërthorëse. Në minutën 77, portieri vendas Ajdini e ka bërë një gabim shumë të rëndë, kur topi i ka rrëshqitur nga dora, kurse në të ka ndërhyrë Maloku, i cili e futi topin në portën e zbraztë.
Në minutën 83, Sermaxhaj ka dhënë një gjuajtje dënimi nga 17 metra dhe qëlloi këndin e epërm të majtë të portës mysafire.
Deklaruan pas ndeshjes:
Muharrem Sahiti (Gjilani): “Dominuam gjatë tërë ndeshjes dhe ishim bindshëm më të mirët në të gjitha elementet. Në pjesën e dytë u vetëkënaqëm, por në fund arritëm fitore të meritar edhe atë në momentin më të mirë për ne”.
Dardan Kryeziu (Ramiz Sadiku): “Kurrë nuk kemi pasur paraqitje më të dobët se sa sot. Luajtëm dobët dhe ne duhet të diskutojmë për këtë”./rajonipress/


