FITORJA

Fitore që Gjilanin e mbanë në kreun e tabelës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shënues: Sermaxhaj 65′, 77′ , Kastrati 73′ – Bruqi 90+3. Më vështirë se sa që pritej, Gjilani ka shënuar fitore në ballafaqim me ekipin nga Rrafshi i Dukagjinit, Deçani, i cili është treguar arrë e fortë për ekipin gjilanas. Në dukje të parë rezultatit duket bindës, por fitorja e vendasve është arritur vetëm kah fundi i ndeshjes. Në pjesëlojën e parë, Deçani ka pasur një mbrojtje të ngjeshur, duke i mbyllur të gjitha korridoret që dërgonin te goli i tyre.

Një gjë të tillë e bënë edhe në pjesëlojën e dytë, kur futbollistët vendas përfundimisht e gjetën çelësin e mbrojtjes mysafire. Lojtari me përvojë, Visar Sermaxhaj, ka qenë ai që fillimisht i pari e ka gjetur golin në minutën 65, duke mposhtur për herë të parë Rabushajn e mysafirëve, i cili deri në ato çaste ishte i pamposhtur.

Mysafirët, pasi kanë pësuar gol, deshën të hapin lojën, por kjo iu hakmorr, ngase shtatlarti Kastrati arriti që ata t’i mposht për herë të dytë, derisa mysafirët ranë përfundimisht në minutën 77, kur Sermaxhaj ka shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij. Krejt çka bënë mysafirët ka qenë një gol i shënuar në minutën e tretë shtesë nëpërmjet Bruqit. Kjo fitore është shumë e rëndësishme për Gjilanin, aq më parë që disa nga rivalët për kreun e tabelës nuk arritën rezultatet e pritura.

Trajneri vendas Musa Selimi është ndarë i kënaqur me fitoren e arritur, ndonëse ajo erdhi tek në pjesëlojën e dytë, derisa ai i mysafirëve Shyqri Zeqiraj, tha se u mbrojtën mirë, por se nuk mundën të qëndrojnë deri në fund.

Fundamenti

Gjilani – Deçani 3:1 (0:0)

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 200. Golashënues: Sermaxhaj 65′, 77′ , Kastrati 73′ – Bruqi 90+3Gjyqtarë: A.Halilaj, N.Bala, F.Kiqina. Kartoni i verdhë: Hyseni, Shaqiri – Sokolaj, Tolaj

Gjilani: Maloku, Hyseni, Kastrati, Emini, Beqiri (Sermaxhaj), Mustafa (Maliqi), Shaqiri, Kosumi, Ferati (Morina), Jashari, Blakçorri. Trajner: Musa Selimi.

Deqani: Rabushaj, Shehaj, B.Tolaj, Loshaj, Bajraktari, Sokolaj, Alimusaj (Tolaj), M.Tolaj, N.Boshtratj (Kasumaj), Bruqi, Berisha (Nimaj). Trajner: Shyqri Zeqiraj. /rajonipress/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.