Mobi Casa

Fitore me shije mbijetese

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ishte kjo fitorja e dytë e Dritës në stinorin pranveror. Një fitore e vlefshme e Dritës, është shënuar këtë të diele edhe atë ndaj mëtuesit kryesor për mbijetesë në Superligën e Kosovës, Kosovës së Vushtrrisë.

Mysafirët e kanë nisur lojën shumë mirë, bile fillimisht kanë arritur edhe deri në dhjetë pikë dallim 4:14, por vendasit shumë shpejt e morën vetën dhe e barazuan rezultatin, bile edhe kaluan në epërsi në fund të çerekut të parë 20:18.

Mysafirët kanë vazhduar me lojë të mirë edhe në çerekun e dytë, i cili ka përfunduar me rezultat të barabartë 45:45, derisa vendasit i ndezën motorët në dy çerekët e fundit, kur ishin të pandalshëm, bile në fund të ndeshjes ia dolën që të shënojnë mbi 100 pikë.

Te vendasit janë dalluar amerikani Blackmon, që shënoi 30 pikë, sikurse edhe vendorët Mehmeti e Sylejmani, derisa te mysafirët janë dalluar Ademi, Maloku e Nuli.

Pas kësaj fitoreje dhe asaj të para dy jave në Gjakovë, Drita i ka shtuar gjasat për mbijetesë, ku për kundërshtarë të drejtpërdrejtë e ka Vllaznimin.

Fundamenti

Drita – Kosova (V) 102 : 83 (20:18, 25:27, 25:12, 32:26)

Palestra e Sporteve në Gjilan. Shikues: Mbi 1000. Gjyqtarë: Gashi, Ramadani, Prebreza. Pesë gabime vetjake: Maloku.

Drita. Aliu 8, Bajraliu, Agomo 13, Shingles 8, Blackmon 30, Hyseni 4, Sylejmani 14, Mehmeti 18, Ibrahimi 7, Ramadani, Fazliu, Dushica.

Kosova (V): Nuli 13, Zenuni, Tahiri 4, Zabërxha, Gashi, Maloku 22, Hyseni, Ademi 25, Deliqi, Osmani, Shabani 11, Fejzullahu 8./rajonipress/