Fundamenti

Fitore e mbijetesës për Dritën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drita ka shënuar një fitore të vlefshme në ballafaqim me Vllaznimin e Gjakovës, të cilin e ka konkurrent të drejtpërdrejt në luftën për mbijetesë në elitën e basketbollit kosovar. Drita – Vllaznimi 88:79 (23:25, 26:24,20:16, 19:14).

Me këtë fitore, Drita është në pozitë më të lakmueshme dhe më e sigurt e pret fundin e kampionatit, ndërkohë që Vllaznimi tashti është një vend më poshtë në tabelë se sa ekipi gjilanas.

Në një lojë të barabartë në pjesën e parë, Drita ka qenë më e mirë në pjesën e dytë, kur është shkëputur në rezultat. Kanë qenë vendorët Dushica e F. Mehmeti që kanë shënuar numrin më të madh të pikëve, të pasuar edhe nga amerikanët Shningles dhe Agomo, derisa ndër mysafirë janë dalluar Idrizaj, që ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 31 pikë dhe V. Gashi.

Mobi Casa

Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan. Shikues: 500. Gjyqtarë: A. Hoxha, U. Hasani dhe H. Hasani. Pesë gabime personale: Idrizaj.

Drita: Fazliu, A. Mehmeti 6, Agomo 12, Shingles 12, Blackmon 8, Aliu, Bajraliu, F. Mehmeti 17, Ibrahimi 3, Hyseni 2, Dushica 27. Trajner Arben Bislimi.

Vllaznimi: Q. Gashi 11, Hana, V. Gashi 19, Rraci 10, Kaja, Juniku 3, Hajzeraj 5, Hoxha, Berisha, Idrizaj 31. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.