Uji Dea

Fitore e madhe e Krasniqit, tani synon titullin botëror

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Robin Krasniqi shënoi fitore kundër polakut, Dariusz Sek duke iu hapur rruga për titullin botëror.

Boskieri junikas që përfaqëson Gjermaninë, Robin Krasniqi, ka triumfuar në duelin kundër Dariusz Sek.

Krasniqi u tregua më i mirë se polaku në këtë meҫ, duke fituar me vendim unanim të gjyqtarëve.

Mobi Casa

Robini ishte veҫmas i mirë në tre raundet e parë si dhe në raundet 11-të e 12-të, duke e fituar këtë duel tejet të rëndësishëm për karrierën e tij.

Kësisoj, Krasniqi mbrojti titujt e tij në WBA Kontinental dhe WBO Inter-Kontinental

Ai tani do ta ketë duelin e radhës kundër Jurgen Brahmer (WBA) ose Sergey Kovalev (WBO).