Mobi Casa

Fiton fotografia nga Rripi i Gazës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Fotografi suedez, Paul Hansen fitoi çmimin ”World Press Photo Award 2012” për një fotografi që tregonte një grup njerëzish duke transportuar trupat e dy fëmijëve në rrugët e Rripit të Gazës, njoftuan sot në Amsterdam organizatorët e konkursit më prestigjioz të fotogazetarisë.

Fotografia e Paul Hansen, publikuar nga e përditshmja suedeze ”Dagens Nyheter” u bë më 20 nëntor 2012 në rrugët e Rripit të Gazës.

Mobi Casa

Ajo tregon një grup njerëzish duke transportuar trupat e dy fëmijëve të tyre, të vrarë në moshën dy dhe tre vjeç si pasojë e shkatërrimit të shtëpisë së tyre nga një raketë izraelite.

“Forca e kësaj fotoje është një kontrast mes nervozizmit dhe vuajtjes të të rriturve në raport me pafajësinë e fëmijëve. Kjo është një foto që nuk do të harrohet lehtë. Emin Ozmen nga Turqia ka fituar çmimin e dytë, ne kategorinë “Spot News Single” me fotografinë e një luftetari sirian, që është bërë gjatë marrjes në pyetje në Alepo, realizuar me 31 korrik, 2012.