RCCOLA

Fitojnë gazetarët,Kuvendi heq nenet 37, 38 dhe 39

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kuvendi i Kosovës ka hequr nga Kodi Penal tri nenet që janë konsideruar si anti-media; nenin 37, 38 dhe 39.

Me 59 vota “për”, 2 “abstenime” dhe asnjë kundër, Kuvendi i ka dhënë fund kësaj çështje që si pasojë e presionit të gazetarëve, u bë për muaj të tërë ngjarja kryesore në vend.
Kjo është një fitore e rëndësishme për komunitetin e gazetarëve.

Heqja e këtyre neneve nga Kodi Penal, ndodhi pasi që Qeveria e futi këtë çështje në rend dite urgjentisht, vetëm disa orë pasi që Kuvendi kishte votuar pro mbetje së këtyre neneve në Kodin Penal.

Uji Dea

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) mirëpret miratimin në parim të projektligjit për heqjen e neneve 37, 38 dhe 39 nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

AGPK iu bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të vazhdojnë ta miratojnë edhe në shqyrtim të dytë këtë projektligj, pa amendamente të cilat do të mund të paraqitnin masa ndëshkuese ndaj medieve.