UBT

“Fitojmë me golin e Kasamit”

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Skuadra kampione e Greqisë, Olympiacos do të zhvillojë një ndeshje shumë të vështirë në xhiron e tretë në Ligën e Kampionëve, ku do të përballet me gjigantin italian Juventus. E portieri i ekipit grek, Roberto Jimenez ka deklaruar se skuadra e tij do të fitojë ndaj kampionit të Italisë me golin e mesfushorit shqiptar Pajtim Kasami.

“Mendoj se do ta fitojmë këtë përballje ndaj Juventusit. Pajtim Kasami do të shënoj gol me kokë për të triumfuar”, deklaroi portieri spanjoll i cili u transferua në Greqi nga Atletico Madrid.

Fundamenti

Ndërkohë me tu transferuar tek Olympiacos, Kasami ka gjetur vetën ku edhe ka shënuar tre gola në elitën e futbollit grek.