FIT’i në kushte të mjerueshme, hanë ushqim të dobët e pinë ujë të keq
Ushqim i dobët, uji i keq, banjat e papastra, çarçafë të palarë dhe shumë gjëra tjera kanë gjetur inspektorët e policisë në kampin “Vrella” atje ku e kanë bazën Njësia Speciale Intervenuese FIT.
Përveç kësaj, në këtë kamp inspektorët kanë gjetur se nuk ka edhe aq siguri e po ashtu edhe mungesë të pajisjeve si jelek antiplumb, rroba sportive etj, shkruan Tribuna.
Raporti përfshin periudhën për vitin 2013. Sipas dokumentacionit të prezantuar nga Departamenti Shëndetësor, 25 pjesëtarëve nga numri total i 40 pjestarëve4 të NJSI’së, të ekzaminuar, janë diagnostikuar me Helikobakter Pylori dhe shumica me pengesa gastroenteorologjike.


