Finlandezi Pihamaa kërkon punë në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Prishtinë – Dështimi i gjermanit Wolfgang Jerat te Prishtina nuk pengon trajnerë të tjerë të huaj që të synojnë të punojnë në Kosovë. Në fakt, numri i trajnerëve nga vendet e tjera që shprehin dëshirë të drejtojnë skuadra të futbollit në Kosovë nuk është i madh. Njëri prej tyre është finlandezi, Pasi Pihamaa. Pihamaa aktualisht drejton skuadrën e kategorisë së dytë finlandeze, PK-35.

Gati gjysma e kësaj skuadre përbëhet nga futbollistët shqiptarë, ndërsa edhe ndihmësi i Pihamaas, Ilir Zeneli, është nga Kosova. Finlandezi Pihamaa vitin e kaluar ka vizituar Kosovën, ndërsa pas mbylljes së edicionit në Finlandë, në vjeshtë, planifikon të marrë drejtimin e ndonjë skuadre kosovare. Pihamaa ka zhvilluar disa stërvitje në Mitrovicë dhe ka pëlqyer atë që ka parë.

Mobi Casa

Tani përcjell thuajse rregullisht ndeshjet e kampionatit kosovar dhe është i bindur se do të mund të japë kontribut në zhvillimin e futbollit në Kosovë (më gjerësisht në “Koha Ditore”)