UBT

Finlanda fton Zenelin

/ 2 minuta lexim

Selektori i Finlandës, Mixu Paatelainen, ka ftuar në skuadër Erfan Zeneli, për dy ndeshjet e radhës që do t’i luaj kundër Bjellorusisë, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror. Kjo është hera e parë që mesfushori vushtrrias ftohet në përfaqësuesen finlandez.

Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në elitën e futbollit finlandez, me skuadrën e HJK Helsinkit, Erfan Zeneli ka marr ftesë që t’i bashkohet përfaqësueses së Finlandës.

Selektori i ekipit finlandez, Mixu Paatelainen, ka vendosur ta grumbulloj mesfushorin kosovar në skuadër, për dy ndeshjet e radhës që do t’i luaj kundër Bjellorusisë, më 7 dhe 11 qershor, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror.

Këtë e ka konfirmuar ekskluzivisht për Express, Erfan Zeneli, i cili për herë të parë do t’i bashkohet Kombëtares finlandeze.

“Finlanda më ka ftuar në ekip për dy ndeshjet e radhës kundër Bjellorusisë. Menjda më ka shkuar te ftesa, por nuk e kam pritur që do të më ftoj. Me 4 qershor do të grumbullohem me ekipin”, ka thënë për Express vushtrriasi.

26 vjeçari, i cili më herët ka luajtur me ekipin U-21 të Finlandës, thotë se do të luftoj për një vend titullar në përfaqësuesen finlandeze.

Uji Dea

“Unë do të synoj të zërë vend në ekipin e parë. Nëse me ec loja ime sikur me Helsinkinm besoj që do të luaj nga minuta e parë. Por, kjo nuk do të jetë e lehtë pasi Finlanda ka lojtar të mirë që luajnë në pozitën time. Megjithatë unë jam në formë”, ka theksuar Zeneli.

Ai ka thënë se skuadra e Finlandës dita ditës ka filluar të përparoj, derisa beson se mund ta formojnë një ekip shumë të fortë.

Përveç Zenelit, Finlanda për k¡to dy ndeshje pritet t’i ftoj edhe dy kosovar; Përparim Hetemajn dhe Njazi Kuqin.

Finlanda bënë pjesë në Grupin I, të eliminatoreve për Kampionatin botëror së bashku me Spanjën, Francën, Gjeorgjinë dhe Bjellorusinë.

Ekipi finlandez deri më tani ka zhvilluar vetëm tre ndeshje në Grupin I, derisa renditet e fundit me vetëm dy pikë.