UBT

Financat pa ministër, alarmojnë ekspertët

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Po bëhen gati katër muaj që kur ministri i Financave , Bedri Hamza, kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Që nga ajo kohë Qeveria e Kosovës ende nuk ka emëruar askënd në postin e ministrit.

Zyrtarë të Ministrisë së Financave thonë se gjithçka është duke shkuar sipas dinamikës dhe planifikimit të paraparë dhe nuk po vërehet mungesa e ministrit.

Por, mungesën e ministrit e kritikojnë ekspertë të ekonomisë, të cilët konsiderojnë se në mungesë të tij, raporti tremujor i shpenzimeve i publikuar ditë më parë, ka treguar që po bëhen shpenzime të pakontrolluara.

Drejtori ekzekutiv i Institutit për hulumtime të Avancuara, Agron Demi, konsideron se mungesa e ministrit në njërën nga ministritë më kyçe të Qeverisë së Kosovës, siç është Ministria e Financave, tregon papërgjegjësinë e institucioneve karshi shpenzimit të financave publike.

“Mungesa e ministrit në kohën kur është përgatitur raporti tre mujor i shpenzimit të parasë publike dhe aprovimi i kornizës afatmesme të shpenzimeve 2014 – 2016, tregon se për çdo shkelje eventuale apo shpenzimet që janë bërë gjatë këtyre tre muajve dhe për planet për vitet në vazhdim, deputetët e Kosovës, të cilëve do të duhej t’i raportonte dikush, nuk ka kush t’i informojë”, thotë Demi për Rel.

Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Financave, për tre muajt e parë të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar mbi 37 milionë euro për mallra dhe shërbime.

Krahasuar me të hyrat në buxhetin e Kosovës, janë afër 17 milionë euro më shumë shpenzime se sa që ka pasur të hyra.

Uji Dea

Të gjitha këto shpenzime, të pakontrolluara, sipas Demit mund të jenë bërë edhe në mungesë të ministritë të Financave. Mungesa e ministrit, shton Demi, parqet problem edhe në marrëveshjet apo strategjitë që mund të bëhen me mekanizmat ndërkombëtarë.

“Është e rëndësishme se ne kemi marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe duhet të respektohet, dhe dikush duhet të mbajë kontakte. Po ashtu, ne jemi në prag të strategjisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe përfaqësuesit e kësaj banke kur kanë ardhur në Kosovë, nuk kanë arritur të bisedojnë me dikë nga kjo ministri dhe krejt kjo, si dhe ne si qytetarë, nuk dimë se kujt t’i kërkojmë llogari për 1.5 miliard euro të buxhetit”, konsideron Demi.

Pavarësisht këtyre kritikave të bëra nga shoqëria civile e ekspertë të ekonomisë, zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu, nuk sheh ndonjë pengesë në realizmin e objektivave të Qeverisë.

“Gjithçka ka shkuar në rregull dhe sipas dinamikës dhe planifikimit të paraparë më herët, nuk është vërejtur mungesa e ministrit deri tash. Përveç, që i kemi kaluar dy ligje në Parlament, të cilat nuk ka mundur t’i prezantojë ministri, po i ka prezantuar një anëtar i kabinetit qeveritar.
Edhe performanca e të hyrave ka shkuar sipas dinamikës së paraparë dhe shpenzimet janë nën kontrollin e duhur, kështu që gjithçka është duke shkuar mirë”, thotë Avdiu për Rel.

Arsyeja e moszgjedhjes së ministrit të Financave, sipas Ramadan Avdiut, ka të bëjë me rrethanat politike.

“Shpresojmë që shumë shpejt do të emërohet ministri, mirëpo për shkak të gjendjes politike, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi nuk e ka emëruar deri tani. Tani, pas përfundimit të marrëveshjeve në nivelin politik, ka ardhur koha të emërohet ministri”, sqaron Avdiu.

Ndryshe, ish-ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili pati dhënë dorëheqje më 14 janar të këtij viti, është emëruar guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.