ARKATANA

Finalja për vizat

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Një delegacion i Bashkimit Evropian për dy ditë do të mbledhë fakte për ta hartuar më pas raportin final sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar nga autoritetet kosovare. Vlerësimi i këtyre ekspertëve do të jetë vendimtar për liberalizimin e vizave për Kosovën, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Një delegacion i Bashkimit Evropian (BE-së), i nivelit teknik, ka mbërritur gjatë ditës së djeshme në Kosovë, me ç’rast ka nisur edhe mbledhjen e provave mbi atë se sa është punuar në drejtimin e luftës së krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ky delegacion, i udhëhequr nga Simon Mordue, zëvendësdrejtor gjeneral në Drejtorinë e Përgjithshme për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, gjatë së enjtes ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, si dhe me ministren e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha.

KKVITI

Pas takimit Qeveria e Kosovës njoftoi se Haradinaj para këtij delegacioni ka paraqitur të arriturat e ekzekutivit në sundimin e ligjit.

Me këtë rast i pari i Qeverisë tha se Kosova është gati për liberalizimin e vizave.

Në anën tjetër, nga Prokuroria Speciale e Kosovës kanë njoftuar për gazetën “Zëri” se deri më tani numri i rasteve të shënjestruara të korrupsionit ka kapur shifrën 43.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.