“Finalja e koalicionit”: Ja arsyet pse LDK nuk i beson Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje me vendimin që mori së fundi për ta nominuar Albin Kurtin mandatar për formimin e qeverisë së re të Kosovës, akoma pa u arritur marrëveshja e koalicionit me LDK-në, sipas analistëve politikë, ky veprim ka sjellë LDK-në para aktit të kryer, koalicion ose zgjedhje të reja.

“Lëvizja vetëvendosje me veprimin më të ri, e solli Lidhjen Demokratike të Kosovës,serish para aktit të kryer,duke e dërguar tek presidenti, po ashtu pa marrëveshje paraprake për koalicionin qeverisës, edhe emrin e kandidatit për kryeministër, mandatar për formimin e qeverisë së re”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Lëvizja Vetëvendosje me vendimin që mori së fundi për ta nominuar Albin Kurtin mandatar për formimin e qeverisë së re të Kosovës, akoma pa u arritur marrëveshja e koalicionit me LDK-në, sipas analistëve politikë, ky veprim ka sjellë LDK-në para aktit të kryer, koalicion ose zgjedhje të reja.

Sipas analistit politik, Gani Qarri, këto ditë të mbetura të afatit kushtetues për formimin e qeverisëse re, para Vetevenodjses dhe LDK-së është testi vendimtar, nëse vërtetë do përcaktohen ta bëjnë një qeveri për interesin e qytetarit sikur që kanë premtuar, apo do të vazhdojnë të mbeten të ndarë e të përçarë, duke e çuar vendin në zgjedhje të reja.

“E vërteta është se pa arritjen e koalicionit qeverisës, Kosova sërish detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja. Megjithatë edhe përkundër premtimeve megalomane,Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, jo vetëm se nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje paraprake për koalicion, para konstituimit të Kuvendit të Kosovës, më 26 dhjetor të vitit që lamë pas, por as gati pas 4 muajsh negociatash të pandërprera që nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019,e deri më tani, këto dy parti, nuk duket të jenë, afër marrëveshjes së mundshme për krijimin e qeverisë së re. Lëvizja vetëvendosje me veprimin më të ri, e solli Lidhjen Demokratike të Kosovës,serish para aktit të kryer,duke e dërguar tek presidenti, po ashtu pa marrëveshje paraprake për koalicionin qeverisës, edhe emrin e kandidatit për kryeministër, mandatar për formimin e qeverisë së re”, thotë analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, mos arritja e marrëveshjes mes këtyre dy subjekteve politike për bashkëqeverisje, nuk mundë të merr emërtim tjetër veç se shpërdorim i votës së qytetarëve për shkak të mashtrimit që iu bë atyre në fushatën zgjedhore.

“Nisi edhe një lojë e hapur politike ndërmjet LVV-s e LDK-s, dhe ato tani po matin muskujt e forcave të tyre partiake, në llogari të votës së qytetarëve të cilët që nga fillimi deri në mbarim, i kanë mashtruar publikisht se do ta bëjnë pa vonesë koalicionin qeverisës dhe qeverinë e shpresës, qeverinë e ndryshimeve të mëdha,siç shpreheshin me pompozitet veçanërisht nga taboret e VV-s, për luftimin e krimit e korrupsionit dhe kapjes së shtetit, e që po del të ketë qenë vetëm një farsë, për hedhjen hi syve të opinionit. Kështu që, ato tani po futen edhe në zonën rrezikshme të shpenzimit të afatit kushtetues 15 ditor për formimin e qeverisë së re, ose shkuarjen në zgjedhje të reja parlamentare, duke u kapur për interesa të pakuptimta politike te pozita e presidentit të ardhshëm, sado që ky akt, ka edhe rreth një vit e gjysmë kohë për tu shqyrtuar”, shton Qarri për “Kosova Sot Online”.

Ai është i sigurt që në LDK, koalicionin me LVV-në e kanë pasur me hamendje të vazhdueshme, sepse një pjesë e madhe e strukturave drejtuese nuk kanë besim te LVV-ja.

“Militantët e të cilit subjekt politik e patën sulmuar egërsisht qeverinë Mustafa, dhe vetë kryetarin Mustafa sa ishte në pozitën e kryeministrit në mandatin e kaluar me PDK-në koalicion që do ta bënin përsëri sikur të mos e kishin dhënë premtimin e vijave të kuqe, prandaj dështimi është në prag. Përkundër pritshmërive të mëdha nga qytetarët e vendit, me këtë mënyrë të veprimit, pozita e presidentit, po përdoret vetëm si shkas për ta dështuar përfundimisht koalicionin e pa dëshiruar nga eksponentët e shumtë brenda LDK-së, të lidhur shpirtërisht dhe materialisht me PDK-në, të cilëve duket se pikërisht tani, para nevojës për krijimin e qeverisë së re, kanë filluar tu rikujtohen aksionet e dikurshme te LVV-së, kundër Isa Mustafës, sa ai ishte në pozitën e kryeministrit të shtetit”, përfundon Qarri për “Kosova Sot Online”.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).