UBT

Filmi me protagonisten shqiptare, merr çmimin e publikut

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shqiptarja 21 vjeçe, Nazlija, pas vdekjes së nënës vjen te babai në Zvicër. Ajo bën pjesë në klasën integruese, të cilën regjisorja Thommen e ka përcjellë për dy vite

Filmi dokumentar “Neuland” i regjisores së re Anna Thommen ka marrë çmimin e publikut në Festivalin e 49-të të filmit në Solothurn. Filmi bën fjalë për një klasë në Bazel për integrimin e nxënësve të ardhur nga jashtë dhe, njëra ndër dy protagonistët e filmit është shqiptarja nga Lugina e Preshevës, Nazlija.

Ky është çmimi dytë me radhë që regjisorja Thommen po e merr brenda pak muajve me filmin e saj që ka qenë temë diplome në Shkollën e Lartë të arteve në Cyrih.

“Solothurnerr Filmtage” është festivali më i madh dhe më përfaqësues i filmit në Zvicër

Syzheu i filmit është me pak fjalë ky: z. Zing është një mësues i angazhuar dhe që e ka marrë shumë seriozisht punën për integrimin e të rinjve të klasës së tij integruese. Ai i mëson dhe i përcjell hap pas hapi të rinjtë duke i përgatitur për jetën në rrethin e tyre të ri.

United Hospital

Shqiptarja 21 vjeçe, Nazlije Aliji, pas vdekjes së nënës vjen te babai në Zvicër. Pakistanezi Ehsnaullah dhe Nazlija takohen në Bazel në klasën e integrimit, te mësuesi z. Zingg.

Bashkë me emigrantët tjerë ata do të duhej që brenda dy viteve të mësonin gjuhën dhe kulturën zvicerane. Se në Zvicër ka rregulla strikte, atyre do t`u bëhet e qartë që në ditën e parë.

Megjithatë nxënësit e adhurojnë mësuesin e tyre. Ai duket të jetë i vetmi që angazhohet për ta.

Filmi “Neuland” kundërshton paragjykimin se të gjithë migrantët e rinj janë kriminelë dhe sorollaten rrugëve pa punë me rrobat e tyre sportive. Megjithatë mbetet pyetja torturuese: A kanë këta të rinj një të ardhme në Zvicër? Filmi nuk mund të jape përgjigje. Por është e qartë se shumë nga ëndrrat dështojnë dhe jo çdonjëri do të ketë sukses në jetën e mëvetësishme profesionale, shkruan srf.ch.

Festivali i 49-të i filmit “Solothurner Filmtage” ka mbyllur perdet e tij të enjten. Ai është vizituar nga 65000 shikues. Në këtë festival edhe çmimi i jurisë “Prix de Soleure” i është ndarë një filmi dokumentar. Fjala është për filmin “L`escale” të regjisorit Kaveh Baktiari. Edhe ky film bën fjalë për jetën e migrantëve./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.