Hidromorava

Filmi „Mashtrimet në Ballkan” shfaqet në Biel Bienne

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Filmi “Mashtrimet në Ballkan”, me skenar të Mensur Kadriut nga Shkupi, është shfaqur më 21 dhe 22 shtator në Biel Bienne të Bernës në Zvicër.

Premiera e parë e filmit më të ri shqiptar “Mashtrimet në Ballkan” ishte ofruar për audiencën shqiptare për herë të parë në Tetovë më 11 shtator dhe pastaj më 12 shtator në Gostivar. Ndërsa për herë të tretë shfaqet për shqiptarët e Zvicrës.

Skenari i filmit flet për kurthet e pabesitë që bëhen mes grupeve mafioze ndërmjet Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Turqisë.

Mensur Kadriu, Sara Tairi dhe Ridvan Rrustemi janë aktorët që luajnë rolin kryesor në film.

Mensur Kadriu në rolin e Azrailit, nga një njeri i thjeshtë kthehet pastaj në një vrasës, ku paraja është shkaku i të gjithave.

Sara Tairi, që në vegjëli ndodhet rastësisht në një vrasje dhe marrja e një çipi e bën personin më të kërkuar nga Mafia, ngase në çip janë të gjitha të dhënat e grupeve mafioze, dhe pastaj në fund të filmit Sara do përfundojë e vrarë nga dora e Azrailit.

ARKATANA

Ridvan Kurtishi, një milioner, biznesmen, që rastësia e sjell të njihet me Sarën, ku edhe në fëmijëri janë rritur bashkë.

Benjamin Kurtishi, një i ri, “haker” kompjuterësh në film, që edhe në jetën private është inxhinier dhe dizajner.

Benjamin Kurtishi është producent, koordinator dhe menaxher i filmit. Xhirimet janë bërë në Maqedoni, Kosovë, Turqi e Shqipëri dhe në pjesën më të madhe të filmit flitet shqip, por ka edhe skena ku flitet turqisht, maqedonisht dhe frengjisht, këto të fundit sigurisht të titruara në shqip.

Autorët kanë premtuar edhe pjesë të tjera të filmit, ku ngjarjet do të zhvillohen në Preshevë, Kosovë e Maqedoni.

Në shfaqjen në Biel Bienne kishin ardhur enkas nga Shkupi edhe autorët e filmit.

Filmi „Mashtrimet në Ballkan” do të shfaqet edhe në Gjermani, Suedi edhe në vende të tjera të Evropës./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.