Filmi i ri i Arta Dobroshit, premierë në Dokufest

Arta Dobroshi ka zgjedhur Prizrenin, vendlindjen e gjyshes së saj, Rahmije Dobroshi, për të shfaqur premierën e filmit më të ri.Filmi i ri “kosovar” i Artës quhet “Bashk” dhe është realizuar nën regji të Daniel Mulloy.
Krahas aktores së famshme shqiptare në film luan edhe Atis Shala. Arta është edhe producente e filmit, së bashku me Daniel Mulloy dhe Nita Deda.
Premiera e filmit do të shfaqet më 21 gusht me fillin nga ora 23:00 në festivalin e filmave dokumentar, “Dokufest”. /Telegrafi/