GRANDEMALL

Filluan punimet në zgjerimin e rrugës “Kongresi i Manastirit” në Viti, pritet të krijohet më shumë hapësirë për lëvizje në qytet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtor ka vizituar sot punimet që kanë nisur përgjatë rrugës “Kongresi i Manastrit” në qytetin e Vitisë. Sipas këtij projekti parashihet të bëhet zgjerimi i rrugës duke futur përroskën në kanal të betonit.

Gjithashtu do të krijohen edhe hapësira për parkim të mjeteve motorike, trotuare dhe ndriçim publik për lëvizjen e lirë dhe të sigurte të qytetarëve. Në kuadër të këtij projekti bëhet edhe lidhja e segmenteve të rrugëve “Kongresi i Manastiri” me rrugën “Adem Jashari” në qytetin e Vitisë.

Përndryshe projekti është bashkëfinancim i Ministrisë së Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës me komunën e Vitisë dhe punimet në të pritet të zgjasin edhe në vitin në vijim.

UBT

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti potencoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm për qytetin e Vitisë, sepse ajo krijon më shumë hapësirë për pjesëmarrësit në komunikacion.

Ai shtoj se projekti është edhe në përputhje me Planin e Mobilitetit Urban të Komunës së Vitisë që është i aprovuar edhe në Kuvendin Komunal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.