Uji Dea

Filluan punimet në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Ramjan dhe Fshati i Ri

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e fillimit të punimeve në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Ramjan dhe Fshat i Ri.

Haliti në takim me banorët e këtyre dy fshatrave, tha se ky është një projekt shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, me që ka qenë kërkesë e banorëve të Ramjani dhe Fshatit të Ri, që ky projekt të jetësohet dhe të eliminohet problemi një herë e përgjithmonë i ujit të pijes.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se shtrirja e rrjetit të ujësjellësit nga burimi kryesor kap një gjatësi prej 12 kilometrash.

Uji Dea

“Sivjet do të jetë vit i investimit në ujësjellës, pasi që pos këtij projekti, ne kemi edhe të tjera projekte në shumë fshatra për ri funksionalizimin e ujësjellësit dhe shtrirje të rrjetit”, tha Haliti.

Kryetari i Këshillit të Fshatit të Ri, Bajrush Zeneli, tha se ky projekt është mirëpritur nga banorët e Ramjanit dhe Fshatit të Ri, pasi që puset që posedojnë banorët, janë të papërdorshëm për pije.

Ai shprehu mirënjohje për Institucionet komunale për realizimin e këtij projekti, duke theksuar se problemi i ujit të pijes do të zgjidhet përgjithmonë./rajonipress/